1946, fjala e fundit e 9 intelektualëve të pushkatuar të Bashkimit Demokratik

0
4424
blank

Tri dokumentet që dëshmojnë refuzimin e faljes së jetës dhe më tej fjalën e fundit para ekzekutimit, më 3 korrik 1946, të intelektualëve: Qenan Dibra, Hivzi Golja, Sami Ceribashi, Talat Drini, Tut Meniku, Xhavit Koka, Mehmet Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja.

Pas arrestimeve në mars 1946, të një grupi intelektualësh shqiptarë që përbënin opozitën shqiptare të pas Luftës, u gjykuan dhe dënuan 37 të akuzuar prej të cilëve, 9 me vdekje.

Ky grup intelektualësh opozitarë u quajt grupi Bashkimi Demokratik. Procesi gjyqësor ndaj grupit në fjalë u zhvillua në Tiranë më 17-30 qershor dhe më 2 korrik 1946 u dha vendimi i Gjykatës së Lartë Ushtarake, ku veç shumë të dënuarve me burg u dënuan me vdekje 9 prej këtyre opozitarëve: Qenan Dibra, Hivzi Golja, Sami Ceribashi, Talat Drini, Tut Meniku Xhavit Koka, Mehmet Ali Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja.

Pas vendimit, të 9 të dënuarit me pushkatim iu drejtuan më 2 korrik 1946 Presidiumit të Kuvendit Popullor me një lutje për t’iu falur jetën. Por brenda datës 2 korrik për ta vjen përgjigjja negative. Presidiumi, sipas kërkesës së kryetarit të Gjykatës së Lartë Ushtarake Frederik Nosi, për të mos iu akorduar asnjë shkak lehtësor, njofton se kërkesa e tyre për t'u falur jetën ishte refuzuar. Të nesërmen, me 3 korrik 1946, në orën 5 të mëngjesit, të nëntë të dënuarit me vdekje thanë fjalën e tyre të fundit dhe u ekzekutuan në prani të prokurorit gjakatar Nevzat Haznedari.

I firmosur prej Haznedarit, dokumenti ku njoftohet fjala e fundit e të ekzekutuarve me 3 korrik 1946 ka këtë përmbajtje:

Mbi ekzekutimin dhe vullnetin e fundit se denuarvet me vdekje

Republika Popullore e Shqiperise

GJYKATA E NALTE USHTARAKE
Prokuroria Tirane 3/7/1946

Landa.Mbi ekzekutimin dhe vullnetin e fundit se denuarve
GJYKATES NALTE USHTARAKE

Sot me daten 3 Korrik 1946, ne oren 5 te mengjesit u eksekutuan te denuarit me vdekje, Qenan Dibra, Hivzi Golja, Sami Çeribashi, Talat Drini, Tut Meniku Xhavit Koka, Mehmet Ali Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja

Fjala e fundit e secilit ne castin e ekzekutimit ishte

1) Talat Drini Rrofte Shqipnia me Kosoven

2) Hivzi Golja Rrofte Shqipnia me Kosoven

3) Tut Meniku Rrofte Shqipnia me Kosoven

4) Qenan Dibra Rrofte Shqipnia me Kosoven

5) Xhavit Koka Rrofte Shqipnia me Kosoven

6) Mehmet Beshiri Rrofte Shqipnia me Kosoven

7) Shaban Balla Ju le kujdes femijen

8) Ali Kavaja Rrofte Zogu i pare, Mbret i Shqiptareve Rrofte Shqiperia me Kosoven.Vdekjen e kemi hak

9) Sami Ceribashi Me ne fund tu plotesua deshira o Prokuror.Edhe ti nje dite do ta paguash si une.Rrofte Shqipnia me Kosoven

Qenan Dibra dorezoj nje leter te drejtuar familjes ,me lutjen qe ti dorezohet
PROKURORI I GJYKATES SE LARTE USHTARAKE

KAPITEN i I-re
NEVZAT HAZNEDARI

Të tre dokumentet zyrtare që zbardhin këtë moment tragjik kujto.al i sjell më poshtë:

blank

blank

blank
fjala e fundit Bashkimi Demokratik
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here