36 llojet e torturave të tmerrshme që u përdorën gjatë diktaturës komuniste

6
20062
blank

Rrahje me dru, shpim i mishit me tel të djegur, futja e kripës në mish, lënia në ujë të ftohtë, lënia pa bukë deri në vdekje, varje me kokëposhtë, shtrëngimi i gjinjve me pinca, maçoku në tumane, mbushja e gojës me kripë , futja e jashtqitjes në gojë…

Kjo listë e hartuar nga  Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, bazuar në një dokumentacion të gjerë arkivor dhe dëshmi gojore nga ish të persekutuar, cilësohet si lista zyrtare e torturave të përdorura gjatë regjimit komunist nëpër qelitë e hetuesive, zyrat e ish Sigurimit të Shtetit dhe rrethana të tjera represioni, gjatë viteve 1945-1991 në Shqipëri.

kujto.al e sjell të plotë listën e torturave si më poshtë:

Llojet e torturave

1-Rrahje me dru, deri në shkaktimin e plagëve

Është torturë klasike e përgjithshme e bërë në hetuesi nga oficerët e Sigurimit e ndihmësit e tyre. Kjo torturë konsiston në goditjen me dru ose thupra (drunj të vegjël) të të pandehurit në kokë ose pjesë të trupit. Është përdorur masivisht kundër të gjithë të pandehurve apo personave të kapur sekret nga Sigurimi. Kjo lloj torture konsiston në goditjen e drejtpërdrejtë e të menjëhershme me një mjet të fortë. Ka qenë një torturë e “thjeshtë” që nuk kërkonte shumë kushte apo mjete.

2-Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru

Zhvillohej kur kishte avancuar faza e torturës dhe kishin filluar të zinin kore. Nga kjo torturë e rëndë ka vdekur në vitin 1947 Loni Adam, ish funksionar i ambasadës amerikane, ndërsa trupin kishin filluar ta hanin krimbat. Kjo lloj torture mund të kalonte deri në çmendjen e personit nga dhimbja e madhe.

3-Shpimi i mishit me tel të djegur

Ka qenë torturë barbare e përdorur sidomos vitet e para. Personit i ngulej një tel i nxehur në mish e cila depërton lehtësisht mbi mish e nga kjo kalon drejtpërdrejt në kockë. Prekja e kockës kishte pasoja të rënda sepse kalonte në humbjen e jetës, ose pasoja të rënda në shëndet, por edhe në çmendje. Nga përdorimi i kësaj torture ka vdekur avokat Muzafer Pipa në tetor 1946.

4-Përdorimi i rrymës elektrike në veshë e në trup

Ka qenë teknikë e përdorur nga Sigurimi dhe hetuesia. Përdorimi i madh i kësaj metode ka çuar në çmendje shumë persona. Rryma elektrike kalonte në trupin e personit të marrë të pandehur, në mënyrë që ai të thyhej për të pranuar procesin ose treguar gjëra në kurriz të të tjerëve.

5-Futja e kripës në mish

Përdorej për të acaruar gjendjen e të pandehurit. Kjo lloj torture përdorej në rastin kur plagët kishin përparuar. Përdorimi i kësaj torture kishte efekte psikike të forta, duke kaluar shpesh edhe në çmendje.

6-Lënia në ujë të ftohtë apo në fuçi uji

Ishte koha kur i pandehuri nuk pyetej. Trupi i lihej në një pellg me ujë në dimër në mënyrë që të kishte pasoja në shëndet. Pasojat ishin në dobësim zemre, mushkëri të sëmura, etj. Po ashtu personi vendosej në një fuçi uji. Kjo metodë përdorej kryesisht kur ishte gati ta zinte gjumi si dhe në orën e gjumit.

7-Lënia pa bukë deri në vdekje

Është një torturë e përdorur në hetuesi, por në raste speciale edhe në burgje. Ka ndodhur p.sh. me ish kryeministrin Kostaq Kota që vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1948.

8-Lënia pa bukë për disa kohë

Përdorej në hetuesi dhe në izolim në burgje. Përdorimi i kësaj torture synonte thyerjen e të pandehurit në mënyrë që ky të mendonte se jetën e kishte të shkurtër.

9-Lënia zhveshur në të ftohtë

Përdorej në hetuesi dhe pothuaj në burgje si masa disiplinore. Kjo lloj torture kishte edhe efekte psikologjike për nga fotografimi i pamjes kur i dënuari lihej të shikohej nga të burgosur të tjerë.

10-Jeleku

Përdorej si mjet ndihmës për të rritur efektin e torturës. Muço Sali deklaronte: “Janë vënë në jelek dhe me një dru në mes të duarve dhe të këmbëve vareshin në dy stola, gjë që i bënte njerëzit si breshkë, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha”. Jepej ideja sikur njeriu ishte vendosur në hell për t’u pjekur.

11-Dinamit në trup

Vendosja e dinamitit në trup kishte efekt në zemër dhe në tru. I pandehuri kërcënohej se do hidhej në erë. Oficeri i Sigurimit vazhdimisht mbante shkresën në dorë duke dhënë përshtypjen se mund ta ndizte fitilin. Rriste stresin dhe ankthin me shpejtësi të madhe, duke kontribuar në sëmundje të rënda e të pashërueshme.

12-Shtrëngim i gjinjve me pinca

Një torturë e përdorur te meshkujt, linte pasoja në lëkurën e mishit të personit që torturohej. Përdorej sepse gjinjtë si gjëndra lëshonin efekt të fortë dhimbjeje.

13-Futja e të pëgërëve (jashtëqitjes) në gojë

Kryhej shumë vitet e para sidomos ndaj klerikëve që mbanin mjekër. E kanë përdorur ndaj Sheh Ibrahim Karbunarës. Jo vetëm që të shkaktonte dhimbje nga era e keqe, por grumbullonte edhe mizat.

14-Varje me kokë poshtë

Është përdorur rëndom ndaj personave të akuzuar për krime shumë të rënda politike. Ka qenë ndër torturat më rraskapitëse e cila linte pasoja të mëdha mendore.

15-Lidhje me lin

Lidhja me fijet e linit shkaktonte vija në trupin e një njeriu. Kjo lloj lidhje shkaktonte deformime, të cilat i shiheshin personit gjatë gjithë jetës.

16-Lënie në diell

Përdorej si torturë për të burgosurit e për të paraburgosurit, në degë të punëve të brendshme ose në kampe pune. Nuk përdorej në burgje. Në kampe, i dënuari lihej në diell, kryesisht muajt e verës, në vendet ku punohej. Kjo jo vetëm për t’i shkaktuar torturë, por edhe për të shërbyer si shembull për të tjerët.

17-Maçoku në tumane

Përdorej kryesisht ndaj femrave. Maçoku futej brenda tumaneve të femrës dhe pastaj goditej me dru nga jashtë. Përpjekja e maçokut me thonjtë e tij për të dalë nga kjo gjendje, shkaktonin dhimbje të mëdha te femra që kishte veshur tumanet.

18-Përgatitje e varrit

Përdorej në dy forma: e para, para një varri të hapur ku bëhej gati improvizimi i vrasjes së të dënuarit dhe e dyta, kur i pandehuri hapte vetë varrin ku mendohej se do varrosej.

19-Arma në gojë

Mjet presion që zhvillohej shpesh gjatë hetuesisë. I pandehuri kërcënohej se do vritej nëse nuk tregonte.

20-Tentativë për çnderim të vajzës

I bëhej drejtpërdrejtë  personit të pandehur ose shërbente si mjet presioni ndaj tij, kur i sillnin një femër të familjes si gruan, vajzën, etj.

21-Djegia e organeve seksuale

Përdorej djegia me benzinë, e provuar ndaj Alfred Ashikut nga oficeri Cole Bashari.

22-Rrahja me kamxhik

Përdorej me kamxhikët e kafshëve. Kamxhiku i lëshohej në qafë të pandehurit në formën e një gjarpri që mblidhet shpejt rreth një peme. Por përdorimi i kamxhikut përdorej edhe si rrahje e drejtpërdrejtë në vend të drurit. Pasojat ishin të mëdha si, dëmtim i mishit, i enëve të gjakut, etj.

23-Lëshimi i pikës së ujit në kokë

I pandehuri lidhej në një tavolinë dhe nga tavani i lëshonin periodikisht pika të forta uji që binin rëndë në kokë.

24-Vendosja e mangallit në vapën e gushtit

I futej në qeli të pandehurit në kulmin e vapës, në temperatura të larta të verës (dëshmi e Xhevat Xhafës). Kjo lloj torture i shkaktonte të burgosurit një siklet të madh, djersë pa fund e dobësim të mëtejshëm.

25-Lënia në këmbë

Përdorej për të lodhur e sëmurë të pandehurit. Shkaktonte sëmundjet e kockave, mesit, etj.

26-Lënia për të fjetur mbi çimento

Përdorej në hetuesi dhe në biruca gjatë vuajtjes së masës disiplinore.

27-Shkaktimi i etjes dhe mbushja e gojës me kripë

Përdorur nga hetues Irakli Kocani.

28-Lidhja me hekura në mur e lënia për disa ditë ashtu

Është përdorur nëpër qeli ndaj të paraburgosurve. Ka shkaktuar dhimbje kockash e organesh të brendshme.

29-Detyrimi për të kënduar natën

Vendosej muzika për të zhdukur zhurmat ose shumë të pandehur detyroheshin të këndonin natën.

“Detyroheshin të këndonin si gjela dhe të kakarisnin si pula, siç i është bërë Islam Radovickës, nga Sigurimi i ushtrisë”.

30-Futja në biruca të errëta

Dëshmi: “Futnin nëpër biruca të errëta nga një njeri dhe në mesin e natës një tjetër ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër”.

31-Lyerja me marmelatë

Dëshmi: “Janë lyer me marmelatë në sy, veshë e hundë dhe kanë vënë një tjetër për t’i lëpirë”.

32-Shurdhimi

Vënia në stres të përgjithshëm, duke shkaktuar zhurma të pandërprera. Kjo torturë është provuar e kryer në burgun e Burrelit.

33-Përdorja e tymit brenda qelive

Shkaktohej nga djegia e materialeve të ndryshme e futja e tymit të tyre nëpër qeli. Provuar e kryer në burgun e Burrelit.

34-Futja në arkivol

Mjet presioni për të pranuar procesverbalin e hetuesisë. I pandehuri mbyllej brenda arkivolit për disa minuta ose orë, duke i krijuar përshtypjen e vdekjes.

35-Goditja me pëllëmbë e me shqelma

Ka qenë tortura më e përhapur dhe fillestare. Ajo ushtrohej nga hetuesit si fazë e parë e torturës psikologjike. Hetuesi e përdorte për të thyer të pandehurit e dobët, në mënyrë që të pranonin sa më shpejt procesin.

36-Hedhja nga lartësia

Torturë e përdorur shpesh në hetuesi, sidomos ndaj moshave të thyera. Shpesh herë prej kësaj torture, të proceduarit kanë vdekur.

 

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

6 KOMENTE

  1. Jane po ato. Permesfacebookpashe rilindjen kush ishte,cka perfaqesonte .Lexovamblodhapashe bisedat e tyre,video,foto dhe cdo gje qe kalonin permes cel. Kuptova kush drejton Bashkimin Europan,Kush drejton Naton,cfar eshte Google,Amazon,Youtube, face book,por mbi te gjitha kuptova kush sundon boten sot.
    Kuptova pse ministreshat Kumbaro ,Kodheli,,Germenji,Nikolla jane pjese e planit ,pse Persida Asllani eshte pjese e planit ,pse e shoqja e Erion Velise eshte pikerisht ketu,pse dy Emat jane ketu,pse hoxhai Tiranes eshte pikerisht ne at vend, pse Kutilo,Vllahutin, Han,Lu,Ambasadori i OSCE,ambasadorja franceze e germane jane ata , te njellojta me Mogerini,Han e gjith hanet ne krye te Europes. Kuptova se pse Shqiperine po e mbushnin me siriane,afgane, kolumbiane ,pse izdraelitet qe njihnin mire paisjet e spiunimit po na vizitonin,pse eksponente te Isis po pushonin ne Shqiperi,pse Gurute po na vizitonin me perkushtimet e tyre te vecanta ashtu sic dine te bejne me bankat,pse pricipata e Libofshes me francesin kriminel po dilte si risi me dy gra bashkjetuese,per
    show ne tv,kuptova pse fiken radaret ,pse rrezohen avionet,pse Ishullii Sazanit u shpall turistik. Kam pare aq sa sdo te me mjaftonte nje jete per keto 6 vjet .E shtrire per toke para tempullit kam qare per vendin tim,per Kosoven dhe kulcedren , rilindje pjelle e komunismit gjakatar, fatin e zi qe patem ta kishim ne trupin tone kete ushujze gjakpirese,cinike,djallezore,mashtruese,prostituten rilindje qe shkon me kush t,i dale para,dhe me
    dhimbjen derii ne asht u luta....................

  2. Nuk e pashe ketu torturen e gozhdave ne gishta . Me nje paisje te montra ne tavolinen e te pandehurit , futé pellemba e dores e cila qendronte ne ate menyre qe gishtat te ishin te hapura dhe ne cdi gisht ngulej gozhde me cekic
    Kete torture e ka aplikuar edhe hetuesi Pashk Jusha i cili ka qene edhe keshilltari juridik i Kryetares se Parlamentet, Demokrates Josefina Topalli

  3. E verteta lakriiq pa dorashka!
    Ne komunizem u ngrit ne piedestal Partia e cila po ndertonte “Njeriun e ri”.
    Partia ishte Zoti dhe nese nuk vendoseshe ate te paren ne nje vjershe ,ne nje kenge, ne pune ,ne shpi, ne publik, ne familje , atehere vendi yt ishte ne internim ose ne burg.
    Partia ishte fryma ,jeta ,dinjiteti yt , ishte gjithcka.
    Po cfare ishte njeriu i ri ? Nje person qe per dinjitet e personalitet veshet ne permbajtje vetem me nenen parti.
    Ishte spiuni,hajduti,servili,injoranti ,burokrati pa tru,indiferenti pa thelb me nje fjale njeriu i deformuar ne thelbin e tij .Ky njeri kur ishte 1 vjec kur hyri partia komuniste u be mbi 50 vjec me mentalitetin se nese don te kesh dicka behu nje nga tipat e mesiperm.
    Pati edhe nje pjese te llastuarish bij te byrose qe per shkak te shkollimit jashte pane nje realitet pertej kufijve por edhe ne Shqiperi shijonin aq sa lejonte rregjimi jeten e tyre private nen kulisa.
    Kur Ramiz Alia e pa qe po i rreshqiste toka nen kembe i mblodhi dhe u shpalli manifestin e tij te ashtequajtur “Katovica”dhe vertet ashtu ndodhi.Rregjimi ra para syve tane por nen rrogoz pjesa me e forte e tij ndertoi mbi germadhat e tij nje ngrehine tjeter shume mashtruese , neokomunismin qe mbarte gjithe ligesine ,djallezine dhe padrejtesine e atit te tyre qe kishte mbyllur syte por plehun e prodhuar nga ky komunizem e la aty per bijte e tyre.
    :Eshte shkaterruar njeriu ne themele!
    Kjo eshte drama dhe tragjedia jone!
    Pak qendrestare qe mbeten dhe jane ende sot nuk kane asnje te drejte vec te punojne si mushk vetem per mbijetese.Cilen figure dinjitoze dje dhe sot e keni ne shoqata,administrate,ne polici,ushtri,parlament presidence ? Tani persekucioni nuk eshte i deklaruar por i nendheshem siper per fasade ata qe u persekutuan ndersa poshte ne tunelet e tyre kemi drejtoresh biblioteke,ministre,deputete,keshilltare presidence e kryeministri edhe dama qe, per te ndryshuar karrigat , ndryshojne dhomat nga personale behen drejtori.
    Ajo qe ther ne palce eshte se ky sekt i vendosur aty per te nxjerr te verteten komuniste kur ne jemi gjadhe flasin per vuajtjet tona dhe ne jemi perseri sklleverit qe skemi asnje te drejte edhe kur duam te themi te verteten , na persekutojne alla sorosjanshe.alla neo!
    Mbajne fjalime,simpoziume,seminare derdhen miliona per ta , po ne tere ish burgjet e ish kampet ku vdicen qendrestaret e ata qe shihnin larg s,ka nje lule,mjerisht per mijra e mijra euro e dollare te hedhur ka disa qeparisa varrezash vetem ne mjerimin e vet te shkrete Kampi i Tepelenes.Po kush eshte ne keto institucione?
    Bile i lejojme te na nderojne e te na projektojne kishat tona per ti bere te komunikueshme ,moderne,me parkingje,kafene .
    Kishat jane tempuj te shejte dhe nuk duhet te fusin duart e palara aty te palaret te tipit neo apo soro.
    Te qendrojme drejt e te flasim drejt! Pas 90 komunismi nuk pati me te drejten morale te na drejtonte. Ku jemi sot? Kush na drejton,kush na sundon ,kush mban kumtesa ne emrin tone,kush jep simpoziume per te vdekur duke shkelur mbi te gjadhet,kush ?
    Mos qurravitemi per beneficet qe jep rregjimi rilindje .
    Se pari : jep sepse eshte e drejte,se dyti : i jep nga taksat tona dhe se treti: me nje gur vret dy zogj.Ta mbash mire ne tere krahet eshte me komode.Propoganda eshte arma me e forte e komunismit.
    Ne qe besuam ne Zot , ne vlerat,ne familjen,ne atdheun ; dje e sot renkojme nga dhembja jo vetem nga bijt e bijat e e komunisteve por edhe nga tanet qe komunismi i beri per vete me poste e fonde po cilet ? Me te dobetit!
    U shkaterrua njeriu !
    Si duket dhembjet tona s,kane te ndalur!
    Mallkuar te gjithe qe me tradhetine e tyre e prune Shqiperine deri ne kete pike!

  4. FALENDERIME DHE RESPEKT PER ZNJ: YURI KIM AMBASADORE E SHBA NE TIRANE!
    FALENDERIME DHE RESPEKT PER QEVERINE DEMOKRATIKE TE SHBA!
    TE NDERUAR TE GJITHE MIQTE TANE KOMBETAR DHE NDERKOMBETAR DHE TE GJITHE SHQIPTARET KUDO QE NDODHENI!
    GEZUAR VITIN E RI 2022!
    NGA KY URIM PERJASHTOHEN VETEM KOMUNISTET BLU TE BERISHIZMIT.
    KOMUNISTET SERBO-BOLSHEVIK TE BERISHIZMIT JANE FARA ME POSHTER E NJERZIMIT NE TE GJITHE PLANETIN TOKE.
    LE TE JETE VITI 2022 FUNDI I TYRE DHE VITI I POSHTRIMIT ME TE HIDHUR, PER KETA MBETURUNA FANATIK TE KOMUNIZMIT TE PABESE DHE VRASES TE NJERZIMIT DHE VRASES TE SHPRESES SE KOMBIT TONE!
    RROFTE DHE GEZOFTE KOMBI SHQIPTAR NE TOKEN E TYRE TE SHEJTE!
    SPIUNI I SERBISE-MADHE DHE SPIUNI I DIKTATURES TE TERRORIT KOMUNIST; AI PER KETO CILESI QE KISH U EMRUA NE VITIN 1990 NE KRYE TE PDSH. AI MORI PERSIPER PER TA BERE KETE DETYRE ANTIKOMBETARE ME QELLIMIN KRYESOR; PER TE FSHEHUR KRIMET E RENDA CNJERZORE TE SHKAKTUARA NGA ISH DIKTATURA SERBO-BOLSHEVIKE E KOMUNIZMIT NE SHQIPERI!

  5. LAVDI DESHMORVE TE LIRISE!
    RESPEKT PER GJITHE ATA TE BURGOSUR POLITIT QE NUK KANE PRANUAR PER TU NENSHTRUAR TERRORIT KOMUNUST TE DIKTATURAVE TE KUQE SLLAVJANE HOXHA, ALIA DHE KESAJ TE FUNDIT BERISHA.
    SPIUNI I SERBISE-MADHE DHE SPIUNI I DIKTATURES TE TERRORIT KOMUNIST; AI PER KETO CILESI QE KISH U EMRUA NE VITIN 1990 NE KRYE TE PDSH. AI MORI PERSIPER PER TA BERE KETE DETYRE ANTIKOMBETARE ME QELLIMIN KRYESOR; PER TE FSHEHUR KRIMET E RENDA CNJERZORE TE SHKAKTUARA NGA ISH DIKTATURA SERBO-BOLSHEVIKE E KOMUNIZMIT NE SHQIPERI!
    FALENDERIME DHE RESPEKT PER ZNJ: YURI KIM AMBASADORE E SHBA NE TIRANE!
    FALENDERIME DHE RESPEKT PER QEVERINE DEMOKRATIKE TE SHBA!
    TE NDERUAR TE GJITHE MIQTE TANE KOMBETAR DHE NDERKOMBETAR DHE TE GJITHE SHQIPTARET KUDO QE NDODHENI!
    GEZUAR VITIN E RI 2022!
    NGA KY URIM PERJASHTOHEN VETEM KOMUNISTET BLU TE BERISHIZMIT.
    KOMUNISTET SERBO-BOLSHEVIK TE BERISHIZMIT JANE FARA ME POSHTER E NJERZIMIT NE TE GJITHE PLANETIN TOKE.
    LE TE JETE VITI 2022 FUNDI I TYRE DHE VITI I POSHTRIMIT ME TE HIDHUR, PER KETA MBETURUNA FANATIK TE KOMUNIZMIT TE PABESE DHE VRASES TE NJERZIMIT DHE VRASES TE SHPRESES SE KOMBIT TONE!
    RROFTE DHE GEZOFTE KOMBI SHQIPTAR NE TOKEN E TYRE TE SHEJTE!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here