Video: Ja rradhët e qumështit në Shqipërinë komuniste

0
1275

Varfëria ekstreme, uria dhe dhuna fizike e psikologjike, ishin shoqëruese të gjithë viteve të komunizmit në Shqipëri. Por vitet ’80 njihen si kulmi i kësaj gjendjeje të rëndë, ku shkak kryesor ishte ekonomia tërësisht e rrënuar pas izolimit të plotë të vendit.

Qeveria vendosi të kryejë tufëzimin e dhunshëm dhe pa shpërblim të bagëtive në të gjithë vendin. Në shtëpitë e shqiptarëve si në fshat ashtu edhe në qytet u theksuan së tepërmi mungesat jetike.  Nuk kishte as qumësht, as vezë dhe as mish në dyqane, ndërsa kudo nisi të funksionojë racioni përmes tollonave.

Një pjesë e familjeve shqiptare konsumonin  mesatarisht gjysmë kilogrami mish në javë  dhe 1 kg gjalpë në muaj. Por kishte një pjesë dërrmuese që nuk gjenin pothuajse kurrë mish  dhe për qumështin ngriheshin që në 3 pas mesnate për të mbajtur rradhët e gjata e të mundimshme. Shpesh qumështi vinte dhe mbarohej pa arritur të blinte as gjysma e njerëzve që ishin në rradhë. Këto pamje filmike tregojnë vitet e fundit të regjimti komunist, ku jepen imazhe trishtuese të rradhëve të qumështit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here