Çorovodë 1988/ Dënimi i mjekut për “tezat e Frojdit” dhe emrin e Ramiz Alisë

0
0
blank

Kur në Europën lindore komunizmi ishte në prag të rënies, në Shqipëri dënoheshin mjekë.

Për një rreth si Skrapari, gjyqet politike ishin të rralla. Sidomos vitet e fundit të regjimit pothuaj nuk kish fare të tilla. Për vetë strukturën shoqërore të këtij rrethi, një gjyq politik në vitet ’80 dukej diçka e paimagjinueshme dhe e largët. Por ja që ai që do dënohej ishte një mjek.

Qazim Rexhep Metani, lindur më 14.3.1950 në Barç të Skraparit, ishte mjek gjinekolog në spitalin e qytetit, njeri i nderuar dhe me reputacion në zonë. U arrestua më 29.7.1988. U akuzua në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, për agjitacion e propagandë. Në arsyetimin e vendimit thuhej se i pandehuri në kohë e vende të ndryshme kish zhvilluar biseda armiqësore. Këto “biseda” ishin agjitimi e propagandimi i tezave reaksionare të Frojdit, të cilat nuk i qëndronin kritikës së kohës. Me teorinë e Frojdit, gjykata lidhte aludime për Ramiz Alinë. Po ashtu thuhej se kish thënë se udhëheqësit kishin vënë depozita jashtë vendit, se gjendja ekonomike ishte e keqe dhe po lindnin fëmijë me probleme.

blank

Gjykata e Rrethit Skrapar, me vendimin nr.37, datë 14.9.1988 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. U la në fuqi me vendimin nr.136, datë 11.10.1988 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

U lirua më 7.12.1990 nga Reparti nr.318 Kosovë, në bazë të dekretit nr.7431, datë 1.12.1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Imazhi kryesor: Çorovoda, burimi: Wikipedia

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here