| Qazim Metani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qazim Metani |
| Atësia: | Rexhep |
| Vendlindja: | Barç, Skrapar |
| Vendbanimi: | Skrapar |
| Datëlindja: | 14/3/1950 |
| Profesioni: | Mjek gjinekolog |
U lind më 14.3.1950 në Barç të Skraparit. Ishte mjek gjinekolog në spitalin e qytetit, njeri i nderuar dhe me reputacion në zonë. U arrestua më 29.7.1988. U akuzua në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, për agjitacion e propagandë. Më konkretisht, akuzohej se kish agjituar dhe propoganduar tezat reaksionare të Frojdit, me të cilat gjykata lidhte aludime për Ramiz Alinë. Po ashtu akuzohej se kish thënë se udhëheqësit kishin vënë depozita jashtë vendit, se gjendja ekonomike ishte e keqe dhe po lindnin fëmijë me probleme.
Gjykata e Rrethit Skrapar, me vendimin nr.37, datë 14.9.1988 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. U la në fuqi me vendimin nr.136, datë 11.10.1988 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
U lirua më 7.12.1990 nga Reparti nr.318 Kosovë, në bazë të dekretit nr.7431, datë 1.12.1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
