Sami  Çeribashi  (shkruhet dhe Qeribashi) ishte ndër figurat kryesore të opozitës shqiptare të pasluftës, e paimplikuar me regjimin komunist dhe as me regjimet fashiste gjatë luftës. U arrestua në mars 1946. I martuar me 5 fëmijë, me arsim të mesëm, tregtar, sipas studiuesit Kastriot Dervishi, ai u pyet në zyrat e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit në Tiranë (shtëpia e Ali Qorraliut) nga Misto Treska, Avram Koja dhe Vangjo Mitrojorgji. U torturua në mënyrë të tmerrshme. Më 2 korrik 1946, Gjykata e Lartë Ushtarake i dha vendimin me vdekje ku u pushkatua më 3 korrik 1946, në prani të prokurorit Nevzat Haznedari.

Burimi: Nga arkiva
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.