Ora e fundit e Fiqiri Tufinës

0
1
blank

Historia e Fiqiri Tufinës, i cili drejtonte një biznes orësh në qendër të Tiranës, vrarë pa gjyq nga komunistët. Një nga atentatorët e tij, është shpallur qytetar nderi i Tiranës

 

Nga Marsida T.Najdeni për Kujto.al

Fiqiri Tasim Tufina u lind në Tiranë në një familje të njohur të qytetit. Në librin "Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore 1939-1944/Nacionalistët bënë Shqipërinë etnike" me autor Gjet Ndoj, ish-drejtor i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit Shqiptar, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës, shkruhet se "Më 22 maj 1943, egzekutohet Fiqiri Tufina, oficer i Gjandarmërisë Shqiptare, që edhe ky kishte kryer Akademinë e Policisë në Itali. Aksioni u krye nga shokët Qamil Poda, Hajri Mullaj dhe Vladimir Shantoja" (faqe 425).

Fiqiri Tufina u vra pa gjyq në kulmin e jetës. U rrëmbye dhe kurrkush s'është dënuar për vrasjen e një nacionalisti, mik i ngushtë, me legjendën, Osman Kazazi, i cili njihet si Mandela i Shqipërisë. Madje, Qamil Poda kujtohet çdo nëntor si hero i LANÇ, i kanë dedikuar dhe libër. Paturpësia vazhdon që ky killer mban titullin "Qytetar Nderi i Tiranës", i rënë aty nga Kolonja mbasi ka vrarë një djalë autoktonas tiranas.

Fatkeqësia e Fiqiri Tufinës vazhdon se dosja e tij është pothuajse e zhdukur, e manipuluar ose e fshehur mirë. Im gjysh, Bahri Tufina, i cili kaloi afro 8-10 muaj në hetuesi me tortura të çmendura, thoshte shpesh: "Ne shkrimë pasurinë mos të përfundonim si Fiqiriu". Në hetuesi, Bahri Tufina ishte bashkë me të atin, Shaban Tufina, dhe xhaxhanë, Haxhi Tufina. E gëzuan vrastarët killera pasurinë e familjes Tufina. Gjithashtu dhe dosja e Bahri Tufinës është inekzistente.

Fiqiriu në të vërtetë ishte një tregtar, i cili ka pasur dyqanin e tij në qendër të Tiranës në rrugën "Mbretnesha Elena, nr. 40" nën markën "Fiqiri Tufina". As nuk punoi një ditë si polic. Kreu shkollimin në Itali dhe aq.

blank

Para dy dekadash, unë personalisht kam parë një ankand të një ore nga Fiqiri Tufina në Itali, e cila kapi shifrat e 10 mijë Euro. Fiqiriu e kishte ndarë biznesin e tij nga familja, pra nga xhaxhallarët e tij, që punonin nën siglën "Vllazën Tufina".

blank

Një person vizionar, pasuria e të cilit u zhduk, u vodh. Jeta e tij u ndërpre padrejtësisht pa asnjë akuzë dhe pa gjyq.

Shënim: Në foton kryesore Fiqiri Tufina dhe një kuti me adresën e biznesit të tij, në italisht. Të gjitha fotot nga Marsida T. Najdeni

 

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here