Telat Drini | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Telat Drini |
Vendlindja: | Dibër |
Vendbanimi: | Tiranë |
Datëlindja: | 1908 |
Datë Vdekja: | 3/7/1946 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | "Armik i popullit dhe sabotator i pushtetit popullor" |
Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Data Ekzekutimit: | 7/03/1946 |
Vendi Ekzekutimit: | Buzë lumit Tërkuzë |
Lindur më 1908 në Dibër. Banues në Tiranë. U dënua më 17 qershor 1946 bashkë me 37 intelektualë të tjerë, në gjyqin special kundër partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar "si pjesë e grupimit opozitar që mori pjesë në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945". Më 2 korrik 1946, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi si "armik i popullit dhe sabotator i pushtetit popullor", me vdekje, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. U ekzekutuan në poligonin buzë lumit Tërkuzë, në një gropë të përbashkët. Data e ekzekutimit më 3 korrik 1946.
Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.361-362; Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Naim Frashëri, Tiranë 2007, f. 159-169