Gjeometër, gazetar, korrenspondent i gazetës amerikane «Times» (1925). Lindi në vitin 1904, në qytetin e Krujës. Më 1929 kreu shkollën teknike «Harry Fultz» në Tiranë dhe dy kurse në «Robert Kolegj» të Stambollit. Në vitin 1925 punoi si korrespondent i gazetës «Times» të Amerikës, pastaj si gjeometër pranë zyrës Teknike të Ministrisë së Punëve Botore. I zhgënjyer nga terrori i ushtruar nga regjimi i ri, në verën e vitit 1945 u anëtarësua në organizatën e rezistencës «Bashkimi Demokrat Shqiptar». U arrestua më 18 janar të vitit 1946 për «spiunazh» dhe «tentativë për rrëzimin e Pushtetit Popullor» dhe u dënua me vdekje pushkatim. U ekzekutua më 3 korrik 1946, bashkë me Xhahit Kokën, Qenan Dibrën, Telat Drinin, Mahmut Menikun, Sami Qeribashin, Mehmet Beshirin, Ali Kavajën dhe Hivzi Goljan. Më 25 gusht 1947, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Prefekturës së qytetit të Tiranës vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij.

Burimi: Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, Tiranë, 2009, I, III, f. 81-82; V, f. 101; Gazeta Zyrtare, nr. 3, 5 janar 1948, f. 6; H. Gonxhja, I. Gogaj,
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

1946, fjala e fundit e 9 intelektualëve të pushkatuar të Bashkimit Demokratik

Tri dokumentet që dëshmojnë refuzimin e faljes së jetës dhe më tej fjalën e fundit para Lexo më shumë