“Promemorie mbi Petro Markon”

0
476
blank

Dokumenti i Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin dhe publicistin si agjent i Amerikanëve

Disa artikuj dhe tekste me përmbajtje armiqësore u bënë prova për Sigurimin e Shtetit për të çuar pas hekurave shkrimtarin dhe gazetarin Petro Marko në vitin 1947. Kishte qenë një ndër gazetarët e rëndësishëm të viteve ’40 në Shqipëri. Ishte i angazhuar në lëvizjen komuniste qysh në fillime. Petro Marko ishte gazetar në gazetën “Illyria”, "Përpjekja Shqiptare” e shumë të tjera të viteve '30-'40 në Shqipëri. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, Petro Marko u emërua si kryeredaktor i gazetës “Bashkimi”. Ai e drejtonte “Bashkimin”, pikërisht në atë kohë kur kjo gazetë “demaskonte” armiqtë e popullit, shumë prej të cilëve kishin qenë miq të tij. Pak kohë pasi ishte ekzekutuar “grupi armiqësor” i deputetëve, do të arrestohej edhe Petro Marko dhe pas rreth dy vitesh hetuesi, u dënua me tri vite burg.

blankNë dosjen e Petro Markos të përpiluar nga Sigurimi i Shtetit, veçojmë një dokument të titulluar “Promemorie mbi Petro Markon”:

“Tiranë më 27-X-946

Promemorie mbi Petro Markon

Me ardhjen e Fultzit dhe të Anton Stevens, ky vjen për një herë në kontakt me këta dhe sipas angazhimeve të marruna fillon nga aktiviteti si agjent i amerikanëve. Si kryeradaktor i “Bashkimi”-t, amerikanët me anë të Petro Markos u informuan mbi aktivitetin që kishte treguar kjo fletore deri tani. Petro i furnizonte vazhdimisht me informata të ndryshme, ka dhënë hollësira rreth personelit që punonte aty tue i cilësuar se kush ishin më të besuar dhe kush jo. Ka dhënë biografira të personaliteteve të ndryshme. Në bazë të udhëzimeve të marruna nga Fultz-i Petro Marko desh ta bënte gazetën “Bashkimi” mjet propagande për Amerikën dhe për këtë disa herë mundi të ketë përfundime të mirë për ta. Ka nxjerë fotografi të luftës që bën ushtria amerikane, botuar artikuj nga revista amerikane, të cilat i sillte Stevensi. Ka dhënë Stevensit informata të ndryshme mbi shtypin, numurin e fletoreve që dilnin në Shqipëri, se këta drejtoheshin nga organet e pushtetit, se shtypi privat ishte i ndaluar, mbi sasinë e letrës që dispononte pushteti, çfar mungesa kishte, ç’libra të reja kanë dalë deri aherë në shtyp, mbi libra të ndryshme sovjetike nese silleshin gratis ose me të holla….”.

Me këto akuza, Petro Marko, pavarësisht rolit që kishte patur gjatë luftës në mbështetje të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, u dënua me tri vite burg, njëherësh iu ndalua edhe e drejta e botimit. Ai vazhdoi të përndiqej e të censurohej për 43 vitet në vazhdim, derisa ra regjimi komunist në dhjetor të vitit 1990.

Gjuetia ndaj intelektualëve nëpërmjet gjyqeve politike me akuza të sajuara vazhdoi intensivisht deri në fundin e regjimit në vitin 1990, për të ekzekutuar e burgosur thuajse shumicën e elitës shqiptare, ndër të cilët edhe gazetarë. Më poshtë publikohet një listë ku përfshihen emra të gazetarëve dhe publicistëve shqiptarë të dënuar me pushkatim apo me burg nga diktatura komuniste.

blank

Më poshtë publikohet lista me disa nga gazetarët e ekzekutuar dhe burgosur gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri

Nebil Çika - i pushkatuar

Xhemal Farka - vdekur në tortura

Fiqir Llagami - dy herë i dënuar, vdekur në burg

Musine Kokalari - e burgosur

Kolë Berisha - i pushkatuar

Akeks Mavraqi - i pushkatuar

Gjon Shllaku - i pushkatuar

Zoi Xoxe - i burgosur

Beqir Ajazi - i burgosur

Koço Semini - i burgosur

Petro Marko - i burgosur

Rrok Kolaj - vdekur në burg

Beqir Haçi - i burgosur

Zhan Gorguzi - i burgosur

Andon Frashëri - i burgosur

Kolë Tromara - i pushkatuar

Mitrush Kuteli - i burgosur

Lazer Radi - i burgosur

Akile Tasi - i burgosur

Lazër Shantoja - i pushkatuar

Guljelm Deda - i burgosur

Kristo Floqi - vdekur në burg

Kristo Krika - i burgosur

Gjergj Bubani - i burgosur

Ihsan Libohova - i burgosur

Pashko Gjeçi - i burgosur

Arshi Pipa - i burgosur

Selfixhe Ciu - e internuar

Marian Skanjeti - i burgosur

Et’hem Haxhiademi - i vdekur në burg

Fadil Kokomani - i pushkatuar

Fatos Lubonja, i burgosur

Vangjel Lezho - i pushkatuar

Niko Kotani - i burgosur

Më poshtë një tjetër listë me emra të rëndësishëm të mediave para vitit 1944,  u dënuan nga regjimi për funksione politike që kishin mbajtur

Mihal Zallari - i burgosur

Vinçens Prenushi - vdekur në burg

Abdurrahman Dibra - i burgosur

Myzafer Pipa - vdekur në hetuesi

Mustafa Greblleshi - i burgosur

Javer Hurshit - i pushkatuar

Hilmi Leka - i pushkatuar

Bedri Pejani - i pushkatuar

Bahri Omari - i pushkatuar

Qazim Kokoshi - vdekur në hetuesi

Hafiz Ibrahim Dalliu - vdekur në burg

Mirash Ivanaj - vdekur në burg

Lef Nosi - i pushkatuar

Shënim: Artikulli mbështetet në materialet të marra nga libri “MEDIA SHQIPTARE, rrugëtimi i vështirë drejt lirisë, me autore Luljeta Progni, mbështetur nga Konrad Adenauer

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here