Gjon Shllaku (Shkodër, 24 mars 1923 – 16 gusht 2003) ka qenë seminarist dhe më tej u shqua si përkthyes i klasikëve grekë, latinë e francezë. Nga 24 shtatori 1935 deri më 9 dhjetor 1945 studioi në Seminarin Papnuer të Jezuitve duke bërë edhe vitet e larta të teologjisë dhe filozofisë. Aty studioi për pesë vjet greqishten e lashtë, dhe për tetë vjet latinishten. Filozofia dhe teologjia jepeshin në latinisht, duke qene se ajo ishte gjuha e klerit.
Ishte vetëm 22 vjeç, më 1946 kur regjimi komunist e dënoi me 101 vjet burg si anëtar i grupit të “Bashkimit shqiptar”, prej të cilave vuajti 11, nëpër burgje e kampe internimi. Profesor Shllaku u bë i njohur me përkthimin në shqip të Iliadës së Homerit, si dhe të veprave të Sofokliut, Euripidit, Virgjilit etj. Më 25 dhjetor të 1995 i jepet titulli “Profesor” nga komisioni i kualifikimit shkencor, muaj kur dekorohet po ashtu me Urdhërin Naim Frashëri i Artë. Në prill të 2003 i akordohet urdhëri “Mjeshtër i Madh” dhe nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës “Qytetar nderi i Shkodrës”. Po ashtu dekorohet me Urdhrin Naim Frashëri i Artë nga presidenti. Është fitues i “Penës së Artë” të dhënë nga MTKRS për përkthimin e “Gjeorgjikave” të Virgjilit më 2001 si dhe fitues i ”Diskut e Argjendtë” akorduar nga qeveria greke me anë të ambasadës së saj në Tiranë.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Telegrami 4 mars ‘46/ Spiro Pano: Pushkatuam 6 klerikë në Shkodër, por ata po mbajnë zi, s'duhen lejuar

“Sot me rastin e pushkatimit të gjashtë kriminelëvet të klerit u mbyll Gjimnazi jezuit... Mendimi Lexo më shumë