Shkrimtar, publicist, botues. Lindi në Tiranë, në vitin 1951. I biri i Todi i Lubonjës, ish-drejtorit të RTSH, i cili u shpall përgjegjës për Festivalin e 11-të të Këngës, të kritikuar për ndikimet e huaja. Pas festivalit, Todi Lubonja, me gruan dhe dy djemtë e tij, u internuan në Lezhë. Në atë kohë, Fatosi ishte 23 vjeç, baba i dy fëmijëve të vegjël.

Ende student, u arrestua për ditarin e tij. U arrestua në korrik të vitit 1974, shtatë ditë pas xhaxhait dhe dy ditë para babait. U dënua me shtatë vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Ka vuajtur në disa burgje, përfshirë atë të Spaçit ku ka punuar për 5 vjet në minierë. Gjatë kësaj kohe, disa shokë të tij të burgut, i dërgojnë një letër Enver Hoxhës dhe Fatos Lubonja dënohet me akuzën që bënte pjesë në grupin e tyre që donin të rrëzonte pushtetin. U akuzua si "pjesëtar i grupit pro-Sovjetik" dhe u ridënua edhe 16 vjet të tjera. Në burg shkroi një ditar dhe një roman në letra cigaresh.

U lirua më 1991, pra, pas shtatëmbëdhjetë vitesh. Nga koha e lirimit deri më 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Lubonja është botuesi dhe drejtuesi i revistës «Përpjekja», të cilën e themeloi në vitin 1994. Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci. Më 2004, Organizata e Mediave të Europës Jug-Lindore, i akordoi Çmimin për Bashkëpunimin e Ndërsjellë në Europën Jug-Lindore.

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45, f. 122-24
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

Iljaz Kajo/ Jeta në burgun e Spaçit

"Këtë gjë e kam parë në galeri, unë sa kisha vajtur si minator. Dija unë Lexo më shumë