Iljaz Kajo/ Jeta në burgun e Spaçit

0
537

"Këtë gjë e kam parë në galeri, unë sa kisha vajtur si minator. Dija unë si bëhej bira?! Më kanë lidhur më kanë mbajtur tetë orë lidhur, tetë orë lidhur tek soba, tak më ra të fikët. Në darkë më hodhën një kovë me ujë dhe atëherë u përmenda unë edhe më çuan në fund të shtyllës, aty më lidhën. Dëbora vu... Pas  tetë orëve më zgidhën, u vesha,  më lidhën përsëri dhe më çojnë në birucë".

Iljaz Kajo, rrëfen historinë e tij të dënimit 10 vjeçar në Spaç të Mirditës, një histori torturash të papara, siç ai e përshkruan.

Dëshmia e plotë

Unë jam arrestuar më 22 janar të 1977. Para se të më arrestonin më nxorrën para popullit. Pas dy muajve më arrestuan. Hetues kam patur Bujar Himçin nga Elbasani. Tortura të papara. Unë sa kisha mbaruar shkollën 7 vjeçare. Asnjë gjë tjetër nuk dija unë. Nuk dija se ç’ishte  politika. Isha një fshatar që punoja në fushë, vadisja. Mua më morën për babain, do dilte babai nga burgu do zëvendësohej babai. Se doli vëllai mbeti babai. Babai donte dhe 6 muaj të lirohej, më kanë arrestuar. Kam bërë 6 muaj hetuesi. Hekura, dru dhe gjak. Më dënuan 10 vjet edhe më çuan në Spaç të Mirditës. Shkoj në Spaç, unë nuk dija se ç’ishte minatori.  U futa për herë të parë në galeri, më thanë shokët mirupafshim, mirëdalsh. Atje e dëgjova atë fjalë për herë të parë. Filloji puna në galeri. Mos bëje normën të lidhte pas shtyllës me tela me gjëmba edhe hekura edhe dru. Bëje një muaj birucë. Në birucë do rrije pa këmishë, ishe me një bluz të hollë, pa çorape, zbathur, pa batanie. Temperatura jashtë mund të arrinte -20 gradë, ishte janar. Llogariteni çfarë torture! Mos bëje normën, komisari Shain Skura thoshte do dilni me barrela. Kam një rast, kur po punoja atje kur po bëja birën, vjen polici, fiku dhe ajrin. Çfarë ke i thash? Hajde tha se ka zënë galleria Kol Manin, një shkodran. Kur shkoj tek galeria ishte Martin Pjetri. Martini ishte deri tek buza i binte minerali edhe e hiqte me dorë. Një i burgosur mori një copë dërrase ja vuri asaj ku rridhte edhe e nxorrëm. Ndërsa Kolën e kishte zënë nën të. Nxorrëm Martinin,  llogarite sa ndenjëm ne, kur nxorrëm Kolën kishte vdekur, e morën e çuan në morg pastaj. Shkonim në kamp për të ngrënë bukë, por pa ngrënë bukë do bëhej apeli se ishte shi, se ishte dëborë. Shkoje në kamp të haje ushqimin, ushqimi ishte beterr. Fillonte preshi. Presh i thatë me krimba.Për fat të mirë, mua më vinte familja edhe disa personave të tjerë i vinte familja. Kishte njerëz që nuk kishin fare familje. Kishim një doktor një Abdulla Gashi ishte kosovar por rrinte në Elbasan, njeri i mirë. Ishte i burgosur, në ditën që kishte pushim e thërriste komanda, çohu në punë. Jo i thoshte ai, e dorëzoj bluzën dhe shkoji në galeri. Atje ka patur intelektual që kishin mbaruar shkollën në perëndim. Në fillim fare ka qenë një Xhelal Koprencka u pushkatua në 1979. U arrestuan rreth 100 veta. Fadil Kokomani, gazetar; Vangjel Lezho, i pushkatuan të gjithë këta. Kur i morën që i pushkatuan ndanë fotografitë mbas murit dhe pastaj ranë në tokë.

Si identifikohej një bashkëpunëtor i sigurimit në burg?

Këta tipa kur vinin në fillim këta nuk njiheshin. Nga je ti? Nga Berati. E merrje atë e përkrahje i jepje dhe paketën e duhanit që e ndihmoje, thoje është djal i mirë. Këtu ka dy rrugë ose me mua ose me Komandën. Në komandë ishte spiunë. Për mua ishte galeria, bëja normën edhe vija në kamp. Kur merrje vesh që kyishteilig, ishtevonë. Se do dilnin ditët aq e ka ajo, aq e kishte ai 40 ditë edhe dilte.

A keni shkruar ndonjëherë letër ankesë?

Unë nuk kam bërë. Unë rrjedh nga një familje nacionalistësh e kam patur gjyshin komandant të Ballit me 300 ushtarë mbrapa. Kujt t’ja bëja unë? Diktatorit? Unë e dija kush ishte ai. Ata vetëm hu kishin, s'kishin gjë tjetër. Kishin njerëz që i bënin Byros politike. Ishte një rast, ky personi ishte nga Lezha aq shumë e kishin përpunuar ata sa e kishin bërë spiun edhe bënte letra ky për lirim. Kjo punë shkoi tre vjet e ca, kishte mbaruar shkollën për teknik. Hidhet nga kati i dytë për t'u vetëvrarë, por theu këmbën shpëtoi. Çfarë bëre i thashë unë? Më gënjyen qent, më  bën spiun. Ka qenë një polic aty Lazer Koci, atij i thoshte babai mos i lidhni të burgosurit nuk keni të drejt t’i lidhni. Në revoltën e Spaçit, mori dallgë shumë ajo, edhe erdhi puna që do dorëzonte kapelen, nuk e dorëzoji. I vdes i ati. Atë e kam ngushëlluar unë, atë Lazer Koçin. Ama policët e tjerë kanë qenë si gjermanë, nazistë. Të merrnin lidhur zvarrë dhe kur më kanë futur në birucë ka qenë 3 janar i ’69. Lidhur këmbë e duar, çdo ditë.

Si shpërndaheshin bataniet në qeli?

Na i sillte në orën 6 të darkës ai edhe na i hiqte në 6 të mëngjesit. Në birucë nuk kishte batanie. Këtë gjë e kam parë në galeri, unë isha i ri sa kisha shkuar atje si minator. Unë nuk dija si bëhej bira. Më kanë lidhur më kanë mbajtur tetë orë lidhur tek soba që më ra të fikët. Më hedhin një kovë me ujë, atëherë u përmënda  edhe më cojnë dhe më lidhin pas shtylle. Tetë orë, pas tetë orëve më zgidhën. U vesha unë dhe më cojnë në birucë. Kam patur djem të mirë shumë, kam patur Fatos Lubonjën. Në burg bënin propagandë nacionaliste, të ishe dëshmitar ose spiun nuk të pranonin ata. Ata ishin politikan intelektual si për shembull Xhelal Koprencka. Nuk e pranonte Xhelali hakmarrjen. Ti ke gjashtë dëshmitarë këtu, unë kam dhjetë. Nëse i vrasim do zhduket tërë populli kështu, thoshte Xhelali. Unë kam dal në ’79, jam arrestuar 25 vjeç edhe mezi gjeta grua. Janë disa njerëz në Berat që janë si të lëkundur edhe thoshim aq e duroi drurin ai. Ju nuk e keni idenë se çfarë ka qenë hetuesia. Shokëve të mi i kanë futur vezë nën sqetull, spica nëpër thonj.

Unë quhem Iljaz Haki Kajo, jam nga fshati Peristak, Lapardha. Kam bërë 10 vjet burg.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here