Për shkak të aksidenteve gjatë punës në minierë, ku të dënuarit punonin në kushte nga më të vështirat, në kampin e Spaçit kanë humbur jetën shumë të burgosur të cilët nuk i jepeshin familjes dhe varroseshin diku rrotull. Mendohet që në kodrën përballë burgut ka ende trupa të burgosurish që vdiqën gjatë vuajtjes së dënimit dhe kanë mbetur atje, pa mundur t’iu gjenden gjurmët.

Në vitin 1973, katër të burgosur u dënuan me pushkatim për organizmin e revoltës së Spaçit. Sipas dëshmisë së Xhemal Balit, ish-i dënuar, ata u ekzekutuan pas mesnatës, diku në Mirditë. Tupat e tyre nuk janë gjetur as sot.

Dëshmia /Xhemal Bali: "I pushkatuan në orët e vona të mesnatës, në malet e thepisura dhe pyjet e Mirditës”.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.