Lindi më 26 mars të vitit 1936, në fshatin Vervë të Sarandës. Më 8 korrik 1961, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 17 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U dënua edhe dy herë të tjera: kështu, më 27 tetor 1967, Gjykata e Elbasanit e dënoi me 17 vjet e 6 muaj burg për «agjitacion dhe propagandë», kurse më 25 korrik 1973, Gjykata e Mirditës, në një nga proceset ndaj pjesëmarrësve në revoltën e Spaçit, me 16 vjet heqje lirie për «sabotim».

 

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 273.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.