Gazetar.U lind në Durrës, në vitin 1933. Kreu uniken " 29 Nëntori " dhe gjimnazin "16 Shtatori ". Studimet e larta për gazetari i kreu në Universitetin e Leningradit. Pas përfundimit të studimeve, punoi si gazetar në Radio Tirana. U arrestua më 1963 dhe u dënua me vdekje, "si kryetar i një grupi që kishte shpërndarë trakte dhe kish dashur t’i bënte atentat kryeministrit". Iu fal jeta me dekret te Presidiumit të Kuvendit Popullor. Më 28 nëntor 1978 u dënua për së dyti me 10 vjet burg, "për një letër dërguar Komitetit Qendror të P. P. Sh.-së". Teksa vuante dënimin në kampin e Spaçit, më 23 shkurt 1979 u arrestua sërish dhe, më 18 maj të po atij viti, u dënua me vdekje me pushkatim, si dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjeve për pesë vjet kohë, "për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kundërrevolucionare" dhe "për agjitacion e propagandë".

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 260
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.