Lindur në Libohovë më 1901. Mësimet e para të shkollës fillore ai i mori në qytetin e Gallatasarait në Turqi dhe më pas ndoqi shkollën e mesme në gjimnazin francez të Korfuzit. Ndjek studimet e larta në Francë, ku dhe u diplomua shkëlqyeshëm në degën e Jurisprudencës pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Sorbonës. Ndoqi më vonë studimet në fakultetin e Shkencave Politike pranë universitetit të Romës. Kur u kthye në Shqipëri krijoi dhe drejtoi gazetën “Tirana”. Shërbeu për shumë vjet si Prefekt i klasit të parë në Pogradec dhe në Ministrinë e Brendshme në Tiranë duke u emëruar si drejtor i Përgjithshëm për Bashkitë dhe Komunat. Arrestohet në nëntor 1945 dhe dënohet me 10 vjet burg si “armik i popullit”. Vuajti dënimin në kampet e tmershme të kënetës së Maliqit dhe në Beden të Kavajës. Lirohet në 1950 dhe internohet.

Burimi: Pëllumb Velo, Familja që sundoi Janinën për 200 vjet, TN, 29 mars 2004. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, f. 98-99
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.