Çermë 1965/ Kosovari i internuar: Më ktheni në Kosovë

0
418
blank

“Dua të shkoj në shtëpinë time, vetëm të shpëtoj nga dora e postëkomandantit të postës së policisë 2/2 Çermë dhe të shpëtoj nga dora e xhelatit (Frankos) Naun Prifitit. Nuk është e para herë që më rreh ky gjakpirës”.

Ahmet Vatoci ishte vetëm 17 vjeç kur u arratis nga Kosova dhe erdhi në Shqipëri në vitin 1951. Ai u largua nga familja dhe qyteti i tij Prishtina për t'i shpëtuar përndjekes së regjimit serb. Kur erdhi në Shqipëri u përball me një dhunë të krahasueshme, shpesh më të egër. Gjatë regjimit komunist, politika e Enver Hoxhës ishte rreptësisht kundër kosovarëve. Kjo politike agresive u reflektua në jetën e çdo kosovari që erdhi në Shqipëri, pasi shumica e tyre përfunduan nëpër burgjet e kampet e internimit në diktaturë. E tillë është historia e Ahmet Vatocit dhe shokut të tij në reapartin nr.307 në burgun e Rubikut. Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar letrën që dy kosovarët i drejtojnë Komitetit Qëndror të PPPSH-së ku denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre në kampet burgje të diktaturës.

Letra

blank

“Ne jemi një numër i vogël kosovarësh që punojmë në këtë kamp në një regjim të padurueshëm dhe po rreshtojmë këtu kontradiktat në të cilat rrojmë e punojmë:

1-Secili prej nesh ka kryer 1-14 vjet burg dhe jemi dënuar 6-25 vjet.

2-Shumica jemi të sëmurë e të dërrmuar fizikisht, pra të paaftë për punë. Edhe ata që kanë pak forca për punë, u mungojnë kushtet normale jetësore për t’i rezistuar punës fizike.

3-Vuajmë nga uria e jemi të zbathur e të zhveshur në të gjitha stinët e motit. Sepse këtu na janë mohuar të drejtat e garantuara me ligj prej qeverisë shqiptare.

4-Në punë kërkohet norma, të cilën nuk jemi në gjendje ta realizojmë, e si rrjedhim vuajmë pasojat që vijnë nga kjo.

 

Letra e dërguar nga dy të burgosurit i drejtohej udhëheqjes me shpresë se ata do të merrnin masa për të ndaluar dhunën. Siç duket nga letra, ata besojnë se udhëheqja nuk e dinte këtë dhunë që xhelatët e burgjeve ushtronin mbi ta, ashtu si dhe ndaj shqiptarëve të Shqipërisë të burgosur nëpër burgjet e diktaturës.

Një tjetër letër prej një shqiptari të Kosovës nisej nga Çerma në vitin 1965 dhe i drejtohej KQ të PPSH-së. Halit Ramadani i internuar në këtë kamp denoncon dhunën që ushtronte ndaj tij  komandanti i postës së këtij kampi, Naun Prifti. I bindur se do të kishte një reagim nga udhëheqja, Halit Ramadani kërkon ta kthejnë në Kosovë.

Letra

“Që kur kam ardhur në RPSH nuk më priti asgjë tjetër, vetëm kampi, sikur isha pa shtetësi, edhe tash me shtetësi shqiptare. Bile tash që kam shtetësinë shqiptare më godet e rreh me grushte postëkomandanti i postës së policisë 2/2 Çermë. Prandaj ju lutem, më ktheni në Kosovë, në shtëpinë time, vetëm të shpëtoj nga dora e postëkomandantit të postës së policisë 2/2 Çermë dhe të shpëtoj nga dora e xhelatit (Frankos) Naun Priftit. Nuk është e para herë që më rreh ky gjakpirës”.

Pasi nuk merr përgjigje, i shkruan personalisht Enver Hoxhës se kapter Naumi e rrihte dhe e mbyllte në “burgun personal” në nevojtore. Institucionet sigurisht ishin kundër opinionit të tij sepse antikosovarizimi ishte politikë zyrtare, ndërsa Drejtoria e Organeve Administrative në KQ të PPSH-së, rekomandonte heqjen e shtetësisë, por që nuk shihej si zgjidhje e menjëhershme.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here