Ai ka qenë një nga figurat politike të njohura në vitet ’40. Kishte ndjekur studimet universitare në Austri dhe mbas kthimit në atdhe kishte dhënë mësim në gjimnazin e Tiranës. Pastaj ishte përfshirë në politikë. Kur erdhën forcat gjermane në Shqipëri, kërkuan që të formohej një qeveri dhe administratë shqiptare, me intelektualë që kishin studiuar në Evropë e sidomos në Austri e Gjermani. Kështu, Mihal Zallari ishte zgjedhur anëtar i Regjencës. Si ai edhe qeveritarët e tjerë shqiptarë, tregoheshin tolerantë ndaj komunistëve. Kur gjermanët i arrestonin, këta i lironin. Megjithatë, mbas vendosjes së regjimit komunist, ish-anëtarët e Regjencës u dënuan rëndë. Mihali bëri mbi 15 vjet burg. Ka qenë i burgosur në Burrel. Aty në burg ai shfaqi edhe prirjen e tij poetike.

Zërat e kujtesës V, Tiranë 2018, ISKK, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku

 

Dënimi i tij dhe disa të tjerëve, është një nga vendimet më qesharake të Gjykatës Speciale, sepse nuk e ka përcaktuar dot ç’lloj krimesh kishte kryer i akuzuari dhe e ka lënë evazive, ose "armik i popullit" ose "kriminel lufte'. Shpehimisht vendimi thotë: “Për kriminelët e luftës ose armiqtë e popullit: Sokrat Dodbiba, Ethem Cara, Ndoc Naraçi, Anton Kozmaçi, Lazër Radi, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni,” gjykata i dënon me “nga 30 vjet burg e punë të detyrueshme".

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015)
Burimi: Zërat e kujtesës V, Tiranë 2018, ISKK, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.