Ethem Cara | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ethem Cara |
Atësia: | Hadar |
Gjyqi | |
Dënimi: | 101 vjet Burg |
Vendimi: | "Element i rrezikshëm për diktaturën e proletariatit" |
Ekonomist, veprimtar politik, Ministër i Financave (7 shtator 1944-25 tetor 1944).Lindi më 4 maj të vitit 1905, në Kavajë. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse studimet e larta për financë në Universitetin e Vjenës, ku mbrojti dhe titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Më 1928 u kthye në Shqipëri. Punoi për disa vite në Ministrinë e Arsimit. Në qeverinë e krijuar prej Ibrahim Biçakut [shih] (7 shtator 1944-25 tetor 1944) u zgjodh Ministër i Financave. Aty nga fundi i vitit 1944 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit me akuzën: «element i rrezikshëm për diktaturën e proletariatit, me ide perëndimore antikomuniste...». Gjyqi Special, i zhvilluar në muajt mars-prill të vitit 1945, e dënoi me 101 vjet heqje lirie. Ende sa pa u shpallur vendimi i gjykatës, më 6 shkurt të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Tiranës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1970.