Profesori i filozofisë, Foto Bala, para prokurorit gjakatar

0
1185
blank

Ishte në orën mësimit në liceun e Gjirokastrës, atë ditë kur u arrestua. Foto Bala ishte profesor filozofie e letërsie. Kishte kryer studimet e larta në Montpellier në Francë. Kishte qenë në të njëjtën kohë me diktatorin Enver Hoxha. Një vit më herët, diktatori Enver Hoxha i kishte vrarë babanë, Dhimitër Balën, ndërkohë që Foto me sa duket, e priste edhe ndëshkimin e tij. E kishte njohur diktatorin në ditët e tij më të zeza nëpër rrugët e Francës, atje ku gjithçka tjetër kishte bërë, por jo shkollë. Padyshim që ana e errët e diktatorit do të kthehej në ndëshkim për Foto Balën, Hilmi Hysin e shumë bashkëstudentë të tjerë të diktatorit Enver Hoxha. Hilmi Hysi u arrestua në të njëjtën kohë me Foto Balën dhe u gjykuan me grupin e deputetëve. Akuzoheshin për veprimtari armiqësore, pjesëmarrje në organizatën Balli Kombëtar dhe bashkëpunëtorë të angloamerikanëve.

Në procesin hetimor të Foto Balës, në janar të vitit 1947, gjejmë këtë dëshmi të tij para prokurorit:

blank"Pranoj me vullnet të plotë internimin e fëmijëve të mi Drita dhe Tefta, mbasi nuk pranoj akuzat që më bëhen. Kur them të provohet që kam qënë anëtar i komitetit qarkor në Gjirokastër, dua të them se mjafton një datë, një njeri që të thotë se më ka propozuar një gjë të tillë. Unë i nënshkruari Foto Bala pranoj dënimin tim me vdekje në qoftë se provohet që në të kaluarën, ose në të tashmen unë të kem bërë pjesë ndonjëherë si anëtar i komitetit qarkor të Ballit Kombëtar", -është shprehur Foto Bala, tekst që gjendet në dosjen e deputetevë që u dënuan nga diktatura komuniste në vitet e para të regjimit komunist.

 

 

blank

Foto Bala u dënua me burg të përjetshëm, ndërkohë që në grupin e tij, u dënuan Shefqet Beja me varje në litar, Riza Alizoti, Sulo Klosi, Selaudin Toto, Salim Kokalari, Irfan Majuni , Enver Sazani, me pushkatim Sheh Ibrahim Karbunara, Paolo Saggioti, Agathokli Xhitoni, Mehmet Prishtina, Abdul Kokoshi, Beqir Çela, Tefik Deliallisi, Pertef Karagjozi, Hysen Shehu. me burg të përjetshëm: Foto Bala, Ramazan Tabaku, Rram Marku, Gjovalin Vlashi. Me nga 20 vjet heqje lirie u dënuan: Shefki Minarolli, Rustem Sharra, Xhevat Xhafa. Me 15 vjet heqje lirie u dënua: Sulo Konjari./Kujto.al

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here