U arrestua në janar të vitit 1947, i akuzuar për bashkëpunim me grupin e deputetëve, ku ishte pjesë edhe Riza Dani. Ishte bir i një familje me tradita patriotike, nga Vërzhezha e Skraparit. Mësimet e para Hilmiu i kreu në shkollën e Vërzhezhës dhe më pas, shkollën plotore në Fier. Kreu me rezultate të shkëlqyera, medalje të artë, Liceun e Korçës atje ku krahas gjuhës frënge, mësoi dhe anglisht dhe më pas filozofi. Në vitin 1932, në kuadrin e 20-vjetorit të formimit të Shtetit të Parë Shqiptar, fitoi Konkursin Kombëtar në Letërsi me novelën “Shqiptarja përpara rrezikut”. Për rezultate të larta në mësime, fitoi bursë nga qeveria e Zogut për Drejtësi në Francë, ku përfundoi studimet e larta shkëlqyeshëm si në Bachelor dhe Master (diplomat e tij ndodhen në katin II të Muzeut Kombëtar, Pavijoni i të Përndjekurve Politikë). Studimet në Francë i nisi më 1 qershor 1935. Në të njëjtën kohë në atë qytet ishte edhe Abaz Ermenji, të cilin e kishte pasur nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Në të njëjtin qytet në Montpellier ishte student edhe një tjetër shqiptar që quhej Enver Hoxha. Hilmiu shkëlqeu në universitetin e Montpellier dhe shokët e tij studentë shqiptarë i këshillonte shpesh që të përqendroheshin tek mësimet. Një prej tyre kishte qenë edhe studenti Enver Hoxha i cili nuk i ndiqte studimet dhe për këtë Hilmiu e kishte këshilluar shpesh se ishte atje për të studiuar. Kjo këshillë dhe gjithçka pa në jetën e dyshimtë të studentit shqiptar nga Gjirokastra, do t'i kthehej në telashin e madh të jetës së tij, do ta çonte drejt pushkatimit.

Sipas Protokollit Nr. 21, dt. 6 prill 1939, Hilmi Hysi përfundon studimet për Drejtësi i jepet: “Diplomë de Baçbelier en Droit, Hilmi Hysi Skrapar-Albania”. Firmosur nga Ministër de Edukation Francë.

blankPas përfundimit të studimeve u kthye në atdhe ku filloi punë si atashe pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Me pushtimin nga Italia, Hilmiu mbeti pa punë ndërsa në vitin 1943 nisi punë si gjyqtar pajtues. Nga martesa me Myneveren, vajzën e Maliq Vlushës, gjithashtu familje patriotësh, lindën dy vajzat, Lidja (Lili) dhe Lauraminerva (Beçi).

Në maj të vitit 1945, Himsi Hysi u emërua kryetar i  Gjykatës Gjirokastër, post në të cilin qëndroi për dy vjet. U arrestua më 4 janar 1947. Me dekretin Nr. 261 dt. 4 janar 1947, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, pëlqen vendimin e Prokurorit të Republikës, për pushimin nga detyra dhe arrestimin e Hilmi Hysit, “me shërbim në Gjinokastër”.

Mbas një viti në hetuesi, Hilmi Hysi u dënua si pjesëmarrës në të ashtuquajturin “Grupi i dytë i deputetëve”. Në këtë grup prej 19 personash, vetëm 6 ishin deputetë, Kostandin Boshnjaku, Riza Dani, Faik Shehu, Islam Radovicka, Uan Filipi dhe Syrja Selfo. Me shumicën e të akuzuarve, Hilmiu nuk njihej as me fytyrë e jo më të bënin komplot.

E dënuan me vdekje, pa marrë parasysh pafajësinë, punën, përkushtimin dhe moshën e tij, akoma nuk i kishte mbushur 35 vjetët. Nuk morën parasysh kontributin e madh që kishte dhënë vetë dhe gjithë familja e tij. Vëllai i Hilmiut, Abdullai kishte qenë në kamp përqendrimi në Kretë dhe u angazhua më pas me lëvizjen komuniste.

Gjyqi ndaj Himli Hysit e 19 të tjerëve nisi më 31 dhjetor 1947 dhe përfundoi më 3 janar 1948. U dënuan me pushkatim Hilmi Hysi, Riza Dani, Faik Shehu, Islam Radovicka, Uan Filipi, Syrja Selfo, Hasan Reçi. Me burgim të përjetshëm u dënuan: Kostandin Boshnjaku, Isuf Hysenbegasi, Demir Kallarati, Hivzi Kokolari, Mestan Ujaniku, Nexhmi Ballka, Ibrahim Hasani, Arif Gjyli, Bexhet Shehu. Ndërsa Adem Beli u dënua me 20 vjet burg, Halit Gjolena me 20 vjet burg, Kamber Backa me 15 vjet burg.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Letër bijës 6-vjeçare: Lidja ime e vogël, i kam para sysh lotët e tu...

Para pushkatimit/ Hilmi Hysi i shkruan letër bijës së tij, ku i lë amanetet e Lexo më shumë