Lindi në vitin 1903, në Pogradec. Meprofesion hotelier dhe me arsim fillor. Më 27 shtator 1947, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e dënoi me 20 vjet privim lirie,konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjene të drejtës politike baraz me kohën e ndëshkimit, si "inisiator i një organizate klandestine kundër Pushtetit Popullor", se "është munduar me anë propagande tësabotojë reformat dhe të krijojë disfatizëm e pasiguri", se "ka krijuar lidhje me kriminelët e luftës mbrenda dhe jashtëShqipëris duke u përpjekur të pregatisë një kryengritje kundër Republikës Popullore të Shqipërisë", se "është lidhur me Sillogun Vorio-epirot të Janinës e Selanikut dhe ka marrë prej tyre udhëzime, ndihma dhelëndë propagandistike", se "ka krijuar lidhje me anglo-amerikanët e me monarko-fashistat grekë, nga të cilët ka marrë udhëzime dhe u ka dhënë informata me karakter ushtarak, politik dhe ekonomik", se "ka kryer një aktivitet t’organizuar sabotimi në qendrat e punës", se "ka nxitur t’aratisurit të kryejnë aksione dhe ka pregatitur lëvizjen e 9 Shtatorit kundër Qytetit të Shkodrës" dhe se "ka shtyrët’aratisurit të vrasin njerëz të Pushtetit dhe ka vendosur të bëjë atentate kundër Udhëheqësavet të Pushtetit"

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 351
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.