Irfan Majuni | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Irfan Majuni |
Vendlindja: | Dibër |
Vendbanimi: | Dibër |
Datëlindja: | 1907 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1947 |
Akuza: | "Agjent i anglo-amerikaneve, tradhëti ndaj popullit dhe atdheut" |
Gjykata: | Gjykata e Kasacionit |
Veprimtar politik, deputet i Dibrës në Asamblenë Kushtetuese (1945-1947).Lindi në Dibër, në vitin 1907. Mbasi kryen filloren në vendlindje, vjen në Tiranë, ky kryen shkollën e mesme. Pas luftës, më 2 dhjetor 1945 u zgjodh deputet i Dibrës në Asamblenë Kushtetuese, por kundërshtoi vendosjen e diktaturës shtetërore. Për këtë arsye, pa iu hequr mandati i deputetit, në fillim të vitit 1947 u arrestua. U gjykua me të ashtuquajturin «Grupi i deputeteve», me akuzat e rreme: "agjent i anglo-amerikaneve" dhe për "tradhëti ndaj popullit dhe atdheut". Me vendim të Gjykatës së Lartë nr. 187, datë 27. 9. 1947, u dënua me vdekje, pushkatim, dhe pas refuzimit të faljes nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, me shkresë nr. 180, datë 9. 10. 1947, u mor nga burgu në datën 10. 10 . 1947, ora 3 pas mesit të natës, prej prokurorit Josif Pashko, të shoqëruar dhe nga ndihmësit Harito Nashi e doktor major Ibrahim Dervishi dhe, pasi u pyet dhe tha fjalën e fundit, në ora 3 e 30 minuta u pushkatua. Me vendim nr. 30, datë 7 janar 1993, Gjykata e Kasacionit e prishi vendimin e mësipërm dhe e deklaroi të pafajshëm.