Inxhinier, i biri i Fejzi Alizotit , plakut. Lindi më 10 tetor të vitit 1910, në Stamboll, ku i ati kryente detyra me rëndësi në Qeverinë Turke. Pasi kreu në Stamboll «Robert College», u kthye në Tiranë për të vazhduar mësimet në Shkollën Teknike «Harry Fultz». Paskëtaj, me bursë të Shtetit Shqiptar, në vitin 1929 filloi studimet e larta për inxhinieri miniere në Camborne, Angli. Pas diplomimit më 1933, u specializua për shfrytëzimin e minierave në Strasburg. Me t’u kthyer në Shqipëri, u emërua me punë në puset vajgurore të Kuçovës. Në vitin 1943 u internua prej italianëve në Porto Romano, si pjesëmarrës në demonstratën e punëtorëve të Kuçovës. Me vendim të Këshillit të Ministrave, më 22 dhjetor 1945 u dekorua me Urdhërin e Punës, por pa kaluar as dy vjet, më 11 qershor 1947, u arrestua si sabotator. Një ditë përpara se të fillonte gjyqi, më 3 shtator 1947, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Nënprefekturës së Qendrës së Beratit vendosi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij. Më 27 shtator të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklarua fajtor si «armik i popullit dhe sabotator i pushtetit» dhe e dënoi me varje në litar, konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile e politike. U ekzekutua më 10 tetor 1947: u var në degët e një vidhi në sheshin e Kuçovës.

Burimi: Gazeta Zyrtare, nr. 3, 5 janar 1948, f. 5; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 113, 114.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Saga e Alizotëve/ Pushkatim, varje dhe burg në tre breza

Historia e Fejzi Alizotit, që kreu tetë vite burg politik për “agjitacion dhe propagandë”, nipi Lexo më shumë