Lindur në Tiranë me banim në Durrës. Ramazan Tabaku ka qenë një nga themeluesit e çetës së Pezës. Në vitin 1947, arrestohet me të ashtuquajturin Grupi i Deputetëve. Pas një periudhe të gjatë hetuesie tepër të vështirë, doli në gjyq me Grupin e Deputetëve dhe fillimisht e dënuan me pushkatim, por më pas ia falën jetën meqë ishte vëlla dëshmori dhe e dënuan me 25 vjet burg. U lirua më 1962. Vdiq më 1982.

Burimi: https://kujto.al/drita-tabaku-kur-degjova-artopolantin-komunist-shpallej-denimi-me-pushkatim-i-tim-eti/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.