Shefqet Beja | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Shefqet Beja |
Atësia: | Osman |
Vendlindja: | Durrës |
Vendbanimi: | Tiranë |
Datë Vdekja: | 10/10/1947 |
Vënd Vdekja: | Tiranë |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me varje |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Ngjarja i përfshirë: | Gjyqi i deputetëve |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me varje |
Vendi Ekzekutimit: | Tiranë |
Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni i I Nexhat Hyseni anëtar dhe Kapiteni i II-Mustafa Iljazii anëtar |
Lindi në Durrës, banues në Tiranë. Ishte pjesëmarrës aktiv në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, ekonomist e financier, kontribuoi në daljen e gazetës “Bashkimi” organ i Frontit Nacionalçlirimtar, ishte Nën President i Frontit Nacionalçlirimtar (Fronti Demokratik). Arrestohet në gjyqin e parë që njihet si grupi i deputetëve dhe pas disa muajsh hetim dhe gjykim, dënohet me vdekje, varje. Procesi i njohur si “Gjyqi i Deputeteve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”. Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni i I Nexhat Hyseni anëtar dhe Kapiteni i II-Mustafa Iljazi anëtar, shpallën vendimin e dënimit të grupit të deputetëve të Legjislacionit të Parë të zgjedhur në vitin 1945. Përveç deputetëve të zgjedhur, para ekzekutimit dhe dënimeve të rënda me burg shkuan edhe persona të tjerë që iu përfshinë këtij gjyqi tërësisht të trilluar.