Lindi në vitin 1903, në Gjirokastër. Më 27 shtator 1947, me vendim nr. 187, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor "si anëtar i një organizate tradhëtare-sabotatore të lidhur me kriminelët e luftës brenda dhe jashtë vendit të ndihmuar dhe nga imperializimi anglo-amerikan», që "ka kryer akte sabotazhi, spiunazhi dhe terrorizmi për rrëzimin e pushtetit popullor", dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave baraz me kohën e ndëshkimit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 312
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.