Fotot e rralla nga Gjyqi Special, kur Koçi Xoxe jepte mandatën për të dënuarit me vdekje

0
1706
blank

Tiranë, 1 mars -13 prill 1945. Gjyqi Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit. Gjyqi u zhvillua në sallën e kinema “Kosovës”. Në këtë gjyq u gjykuan 60 persona të akuzuar si "bashkëpunëtorë të pushtuesve italianë dhe gjermanë", prej të cilëve 17 u dënuan me vdekje, 41 me burgime të ndryshme nga 2-102 vjet dhe vetëm dy prej të pandehurve u shpallën të pafajshëm

Është ndër gjyqet e para që pushkatoi dhe dënoi me shumë vite burgim personalitete që dyshohej se ishin kundër sistemit komunist. Procesi, i njohur si Gjyqi Special i Tiranës, gjykoi në 31 seanca, nga 1 mars deri në 13 prill 1945, 60 nacionalistë të akuzuar si kriminelë të luftës: u dënuan 17 vetë me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm dhe të tjerët me burgime të ndryshme. Trupi gjykues përbehej nga 9 veta, kryetar i tij u emërua gjeneral lejtnant Koçi Xoxe (teneqexhi, me 5 klasë shkollë) dhe anëtarë: kolonel Hysni Kapo; nënkolonel Beqir Balluku, kapiten i parë Hajdar Aranitasi; partizan Gaqo Boboshtica; dr. Medar Shtylla; Faik Shehu, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar; Halim Budo, gjykatës, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë; Gaqo Floqi, gjykatës. Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu, gjeneralmajor. Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special për Kriminelët e Luftës edhe Bilbil Klosi, major Gjon Banushi dhe major Haki Toska.

blank
Marre nga Radi and Radi

blank

blank
Pamje nga salla

Të pushkatuar:

Aqif Përmeti (politikan, ish-ministër)

Bahri Omari (ballist, ish-ministër)

Beqir Valteri (deputet, antizogist)

Daut Çarçani (prefekt)

Dik Cami (zogist, ushtarak)

Fejzi Alizoti (nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë, disa herë ministër)

Gustav Mirdash (ish-ushtarak austriak, oficer i lartë i ushtrisë shqiptare)

Hilmi Leka (politikan, ish-ministër)

Ismail Golemi (ushtarak, ballist)

Javer Hurshiti (nëpunës, ish-ministër)

Kolë Tromara (ballist, ish-ministër)

Kostandin Kote (ushtarak, ish-ministër)

Reshit Merlika (deputet, fis i Mustafa Merlika Krujës)

Shyqyri Borshi (ushtarak)

Tahsim Bishqemi (ushtarak)

Terenc Toçi (patriot romantik arbëresh, jurist, politikan)

Zef Kadarja (nëpunës karriere, drejtor i Zyrës Sekrete, drejtor i përgjithshëm i Policisë)

Me burgim:

Abedin Xhiku (ushtarak)

Akile Tasi (nëpunës, ish-ministër)

Anton Kosmaçi (nëpunës, ish-ministër)

Bajram Pustina (ushtarak)

Bilal Nivica (ushtarak)

Dedë Jakova (qark-komandant i Tiranës)

Emin Toro (ish-ministër)

Et'hem Cara (ekonomist, ish-ministër)

Fiqri Llagami (gazetar, përkthyes i "Mein Kampf")

Gjergj Bubani (gazetar)

Ibrahim Biçakçiu (sipërmarrës, ish-kryeministër)

Ihsan Libohova (nëpunës)

Ismet Kryeziu (nëpunës, ish-ministër)

Jakov Milaj (veteriner, ish-ministër)

Koço Tasi (ish-ministër)

Kostaq Kotta (ish-kryetar i Kuvendit, ish-Kryeministër)

Lazër Radi (jurist, gazetar)

Mahmut Golemi (kryetar i xhandarmërisë)

Manush Peshkëpia (ballist, ithtar i Mit'hat Frashërit)

Mihal Sherko (arsimtar, ish-ministër)

Mihal Zallari (ish-kryetar i Kuvendit)

Ndoc Naraçi (ish-ministër)

Nedin Kokona (avokat)

Qemal Vrioni (politikan, ish-ministër)

Rifat Begolli (ish-ministër)

Rifat Tartari

Rrok Gera (diplomat, ish-ministër)

Rrok Kolaj (ish-ministër)

Sami Koka (prefekt)

Sami Visoka

Shuk Gurakuqi (financier, ish-ministër)

Sokrat Dodbiba (nëpunës, ish-ministër)

Sylejman Vuçitërna (nëpunës, ish-ministër, ushtarak)

Tefik Mborja (diplomat, ish-ministër)

Vangjel Goxhomani (anëtar i Këshillit të Shtetit)

Xhavit Leskoviku

Xhevat Kortsha (arsimtar, ish-ministër)

Zef Benusi (ish-ministër)

Zef Shiroka (ish-ministër)

Zenel Prodani (nëpunës karriere)

Zija Bejleri (ballist)

Për të pandehurit Luigj Filaj e Abdurrahman Telqiu vendosi pafajsinë për mungesa provash.

Si përfundim, urdhërohet lirimi nga burgu i Luigj Filaj, Abdurrahman Telqiu, Ded Jakova, Zef Shiroka dhe Abedin Xhiku.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here