Dokumenti i marsit 1942, kur Balli Kombëtar bënte thirrje: Posht Italija e Duçia i fashizmit

0
198

Trakti që dëshmon aktivitetin antifashist të Ballit Kombëtar në kohën kur Partia Komuniste nuk kishte ende asnjë aktivitet të rëndësishëm kundër fashizmit...

Një dokument mjaft domethënës dëshmon pozicionin dhe rolin e vërtetë të Ballit Kombëtar në vitet e para të Luftës. Dokumenti i takon marsit të vitit 1942. Në këtë periudhë partia Komuniste shqiptare kishte vetëm 5 muaj nga krijimi i saj. Ndërkohë Balli Kombëtar ishte në kulmin e aktivitetit antifashist. Edhe pse në dosjen ku ruhet ish-arkivistët e periudhës së komunizmit bëjnë këtë përcaktim denigrues: “Trakte e thirrje të organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar për vitin 1942”, përmbajtja e dokumentit dëshmon se në këtë periudhë kur aktiviteti i PKSH ishte krejt i zbehtë roli patriotik i ballit Kombëtar ishte më të vërtetë i rëndësishëm. Trakti bën thirrje për të luftuar fashizmin e për të qëndruar të patundur në anën e boshtit, duke besuar se: “Shtetet demokrat Anglija Amerika e Rusija do ju japin shkelmin e mposhtin pa drejtësit e Musolinit e Hitlerit”.

Ja teksti i plotë i këtij trakti:

Viti 1942, Muaji mars, Nr. 31 SHQIPTARË Ke qysh më 1939 rri e vuan nën thundrën e poshtërme t’armikut i cili na ka fëlliq nder flamur plenk e shtëpi. Shtetet demokrat Anglija Amerika e Rusija do ju japin shkelmin e mposhtin pa drejtësit e Musolinit e Hitlerit. Ju shqiptarë bashkohuni të vllazëruar e shtrini krahun njeri tjetrit; mer armën dhe mos bindu udhzimeve djellzore që të jep armiku dhe ata që kanë trathtuar Atdheun. Mos shko ushtar ruaj armën fishekun e ç’do material luftarak për çastin e fundit të Atdheut tënd. Puno atno Shqiprin Atdheu yt! Çohu ngrehu ësht zëri i Kombit tënt që të thërret! Rroft Shqiprija, flamuri e lirija shqiptare! Posht Italija e Duçia i fashizmit!

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here