1983/Udhëzimi për varret me numra

0
96
blank

Me udhëzimin nr.01-90, datë 8.6.1983 të ministrit të Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, “Për dhënien e kufomave të personave që vdesin në repartet e riedukimit, burgjet e në dhomat e izolimit”, i cili shërbente për Drejtorinë e Policisë Popullore, Drejtorinë e Hetuesisë dhe Drejtorinë Zbatim Vendime Penale, vendoseshin disa kritere.

blank

Familjarë të personave që vdisnin në kampe, burgje apo dhoma izolimi quheshin personat mbi 16 vje që ishin bashkëshortja (ose bashkëshorti), fëmijët, prindërit, motrat dhe vëllezërit. Kufoma nuk u jepej familjeve në rastet kur:

-Personi ishte dënuar me vdekje dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor nuk u kish falur jetën.

-Të dënuarve për krime kundër shtetit.

-Të dënuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

-Personave që vriteshin në përpjekje me forcat e regjimit.

Kufomat e paidentifikuara u jepeshin institucioneve për nevojat e tyre. Kufomat mund t’u jepeshin familjarëve vetëm në rast se i dënuari merrte pafajësi nga gjykata.

Komandat e kampeve e burgjeve, ku vdiste i dënuari, brenda 48 orëve, njoftonte familjen me telegram për vdekjen e të dënuarit. Po ashtu njoftonin menjëherë hetuesinë, prokurorinë e rrethit dhe gjendjen civile përkatëse.

Për rastet e kufomave që vdisnin gjatë hetimeve thuhej se iu ktheheshin familjarëve, por një gjë e tillë në realitet nuk është bërë. Po ashtu, as për të dënuarit për krime ordinere nuk janë zbatuar rregullat që t’u ktheheshin familjarëve.

Të dënuarit varroseshin në varrezën e njësisë administrative më të afërt, qytet apo fshat.

Në pikën nr.15 të udhëzimit thuhej se mbahej një evidencë e hartë topografike në bashkëpunim me pushtetin vendor. Në varr shënohej numri i evidencës, e jo emri i të dënuarit.

Shënim: Në foton kryesore, tabela me numër 8 në një shpat mali pranë Qafë-Barit që ka mbetur si shenjë për vendin ku u varrosën nëntë të vdekur në këtë burg. Shkëputur nga dokumentari i Luljeta Prognit, prodhim i Kujto, "Revolta e Qafë-Barit".

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here