"I poshtër dhe pervers"

0
458
blank

"Enver Hoxhën e kam njohur në Gjirokastër, kur isha 12 vjeç. Kur mbaruam Liceun në Korçë, na u dha bursa e shtetit, për të vazhduar studimet e larta në Monpelje të Francës. Edhe në Monpelje qëndrova në një dhomë me Enverin. U ndava me të, kur ai mbeti në klasë dhe u detyrua të largohej. Ishte i pabesë. Më punonte lloj-lloj poshtërsish, që unë i kuptoja me vonesë. Sa herë e kisha sharë dhe pështyrë në fytyrë, por ai zgërdhihej. Ishte i pacipë...fati më bashkoi përsëri në Liceun e Korçës, gjatë viteve tridhjetë. Më kishte smirë, se unë isha i diplomuar, emëruar profesor, me rrogë bazë 220 franga ar në muaj, kurse ai paguhej me orë mësimi, 130 franga. Në Korçë përzihej me lloj-lloj vagabondësh dhe me femra imorale. Katër herë kishte marrë sëmundje veneriane".

E kishte njohur diktatorin qysh fëmijë dhe për fatin e tij të keq do të kishte një udhëtim të gjatë me të, nga Gjirokastra në Francë e më pas në Liceun e Korçës. Foto Bala ishte një ndër intelektualët e spikatur nga Gjirokastra që kishte studiuar në Francë bashkë me shumë të rinj të tjerë shqiptarë ndër të cilët edhe Enver Hoxha.  Ja si e përshkruan Foto Bala diktatorin Enver Hoxha kohë pas kohe:

“Në Gjirokastër, jam njohur me Enver Hoxhën qysh kur isha 12 vjeç. Ishim moshatarë dhe së bashku shkuam në Korçë për të vazhduar Liceun. Kishte një zgjuarsi diabolike dhe ishte pervers. Flija me të në një dhomë, por akoma s’e kisha njohur ashtu si duhej. Kur mbaruam Liceun, na u dha bursa e shtetit, për të vazhduar studimet e larta në Monpelje të Francës, megjithëse unë isha me baba të arratisur politik. Ja, ky ishte regjimi i Zogut, që disa kalemxhinj faqezinj, e quajnë diktaturë obskurantiste. Edhe në Monpelje qëndrova në një dhomë me Enverin. U ndava me të, kur ai mbeti në klasë dhe u detyrua të largohej. Ishte i pabesë. Më punonte lloj-lloj poshtërsish, që unë i kuptoja me vonesë. Sa herë e kisha sharë dhe pështyrë në fytyrë, por ai zgërdhihej. Ishte i pacipë. Kur u largua nga Franca, thashë se shpëtova prej tij, po fati më bashkoi përsëri në Liceun e Korçës, gjatë viteve tridhjetë. Më kishte smirë, se unë isha i diplomuar, emëruar profesor, me rrogë bazë 220 franga ar në muaj, kurse ai paguhej me orë mësimi, 130 franga. Në Korçë përzihej me lloj-lloj vagabondësh dhe me femra imorale. Katër herë kishte marrë sëmundje veneriane”. Teksti është publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi.

blank

Sapo mori pushtetin në vitin 1944 diktatori hartoi listën e atyre që duheshin ekzekutuar apo burgosur. Padyshim që njëri prej tyre do të ishte Foto Bala, pikërisht për njohjen e të zezave së të shkuarës. Ishte në orën mësimit në Liceun e Gjirokastrës, atë ditë kur u arrestua. Foto Bala ishte profesor filozofie e letërsie. Një vit më herët, diktatori Enver Hoxha i kishte vrarë babanë, Dhimitër Balën, ndërkohë që Foto me sa duket, e priste edhe ndëshkimin e tij. Padyshim që ana e errët e diktatorit do të kthehej në ndëshkim për Foto Balën, Hilmi Hysin e shumë bashkëstudentë të tjerë të diktatorit Enver Hoxha. Hilmi Hysi u arrestua në të njëjtën kohë me Foto Balën dhe u gjykuan me grupin e deputetëve. Akuzoheshin për veprimtari armiqësore, pjesëmarrje në organizatën Balli Kombëtar dhe bashkëpunëtorë të angloamerikanëve.

Në procesin hetimor të Foto Balës, në janar të vitit 1947, gjejmë këtë dëshmi të tij para prokurorit:

blank"Pranoj me vullnet të plotë internimin e fëmijëve të mi Drita dhe Tefta, mbasi nuk pranoj akuzat që më bëhen. Kur them të provohet që kam qenë anëtar i komitetit qarkor në Gjirokastër, dua të them se mjafton një datë, një njeri që të thotë se më ka propozuar një gjë të tillë. Unë i nënshkruari Foto Bala pranoj dënimin tim me vdekje në qoftë se provohet që në të kaluarën, ose në të tashmen unë të kem bërë pjesë ndonjëherë si anëtar i komitetit qarkor të Ballit Kombëtar", -është shprehur Foto Bala, tekst që gjendet në dosjen e deputetevë që u dënuan nga diktatura komuniste në vitet e para të regjimit komunist.

Foto Bala u dënua me burg të përjetshëm, ndërkohë që në grupin e tij, u dënuan Shefqet Beja me varje në litar, Riza Alizoti, Sulo Klosi, Selaudin Toto, Salim Kokalari, Irfan Majuni, Enver Sazani, me pushkatim Sheh Ibrahim Karbunara, Paolo Saggioti, Agathokli Xhitoni, Mehmet Prishtina, Abdul Kokoshi, Beqir Çela, Tefik Deliallisi, Pertef Karagjozi, Hysen Shehu. Me burg të përjetshëm: Foto Bala, Ramazan Tabaku, Rram Marku, Gjovalin Vlashi. Me nga 20 vjet heqje lirie u dënuan: Shefki Minarolli, Rustem Sharra, Xhevat Xhafa. Me 15 vjet heqje lirie u dënua: Sulo Konjari.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here