Enver Hoxha, njeriu që kishte në dorë jetën dhe vdekjen, ja çfarë vendosi…

0
401
blank

Në cilësinë e Ministrit të Luftës dhe Mbrojtjes Kombëtare, Enver Hoxha në një dokument të datës 2 mars 1946, aprovon dënimin me vdekje të gjashtë personave, mes tyre tre klerikë të lartë katolik të Shkodrës.

Kur gjykata jepte vendimin përfundimtar, sidomos për të dënuarit me vdekje, mbetej edhe një mundësi e fundit për falje. Ajo ishte në duart e Enver Hoxhës, që me një vendim të tij kishte në duar jetën dhe vdekjen bashkë, në shumë raste zgjodhi këtë të fundit, vdekjen e të dënuarve. E tillë është edhe një shkresë që mban datën 2 mars 1946, që i kthen përgjigje Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, pas vendimit që kishte marrë për të pandehurit, të cilët tashmë prisnin vetëm ekzekutimin, pasi shpresat se do të faleshin nga diktatori i kishin të pakëta. Në cilësinë e Ministrit të Luftës dhe Mbrojtjes Kombëtare, Enver Hoxha i kthen përgjigje gjykatës. Vendos të aprovohet dënimi me vdekje I gjashtë personave, ndërsa bën një të “mirë” ku një nga të dënuarit e kalon nga vdekje pushkatim në burgim të përjetshëm. Ndër gjashtë të dënuarit që u aprovon dënimin me vdekje janë tre klerikë të lartë të klerit Katolik të Shkodrës.

 

Aprovohen ndëshkimet me vdekje për:

1) Pater Giovanni Fausin nga Breshia e Italisë

2) Pater Daniel Dajanin nga Shkodra

3) Pater Gjon Shllakun nga Shkodra

4) Mark Ndoc Çuni nga Bushati

5) Qerim Sadik Myftari nga Vuthaj Guci

6) Gjelosh Lulash Bajraktari nga Ndrecaj e Shoshit

Na lajmëroni për datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit. Ndëshkimi me vdekje I Gjergj Vath Bicit kthehet në burgim të përjetshëm. Aktet e fajtorise së Frano Pjetër Mark Mirakajt kanë me u shqyrtue më vonë dhe vendimi do ju komunikohet mbas shqyrtimit.

 

Ministri i Luftës dhe Mbrojtjes Kombëtare

(Gjeneral Kolonel  Enver Hoxha)

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here