Seminarist, themelues i organizatës «Bashkimi Shqiptar». Lindi në fshatin Rranxë të Bushatit (Shkodër), më 30 shtator të vitit 1919. Pas shkollës fillore, kryer në fshatin e lindjes, përfundoi shkollën e mesme në Shkodër dhe, tetëmbëdhjetëvjeçar, filloi studimet në Seminarin Papnor të qytetit. Që në moshë të re botoi në revistat «Kumbona e së Djelës» dhe «Aurora Consurgens» shumë artikuj, poezi e përkthime. Luajti në dramën «Flije Atdheut», vepër me temë nga Lufta e Spanjës. Qe themelues i organizatës politike «Bashkimi Shqiptar» brenda seminarit. Kur organizata u zbulua, mbrëmjen e 7 dhjetorit 1945 Sigurimi arrestoi Xhakon Mark Çunin, kurse më 31 dhjetor Atë Giovanni Faustin dhe Atë Daniel Dajanin, si eprorë dhe përgjegjës të Seminarit. Në gjyqin që filloi më 31 janar të vitit 1946, ai mori mbi vete të gjithë përgjegjësinë për organizimin e «Bashkimit Shqiptar», duke shfajësuar kësisoj At Faustin dhe At Dajanin. Më 22 shkurt të të njëjtit vit, Gjykata e Qarkut të Shkodrës urdhëroi dënimin e tij me vdekje-me pushkatim, bashkë me pesë të arrestuar të tjerë: At Faustin, At Dajanin, At Gjon Shl-lakun, Qerim Sadik Myftarin dhe Gjelosh Lulash Bajraktarin. Më 2 mars mbërriti miratimi për ekzekutimin e tyre, firmosur nga vetë Enver Hoxha. U ekzekutuan më 4 mars 1946, në varrezën e Rrmajit në Shkodër.

Burimi: Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, Tiranë, 2009, I, III, 4, f. 46; VI, f. 62-63; Shënime të Atit Luigi Rosa, S. J., në «Nji Seminar Papnor në vorbull të përndjekjes komuniste: Shkodër 1945-1946», Shkodër, 2008, f. 77.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Telegrami 4 mars ‘46/ Spiro Pano: Pushkatuam 6 klerikë në Shkodër, por ata po mbajnë zi, s'duhen lejuar

“Sot me rastin e pushkatimit të gjashtë kriminelëvet të klerit u mbyll Gjimnazi jezuit... Mendimi Lexo më shumë

blank

Aranit Çela, ja si e kërkon dënimin me vdekje për 11 vetë

Në këtë moment në foto, me gishtin tregues, në shenjë hakërrimi, Aranit Çela në rolin Lexo më shumë

blank

4 mars 1946/ Nis masakra komuniste ndaj klerit katolik shqiptar

Nis masakra komuniste ndaj klerit katolik shqiptar. Në dhjetor 1945, u arrestuan në masë dhjetëra Lexo më shumë