4 mars 1946/ Nis masakra komuniste ndaj klerit katolik shqiptar

1
1004
blank

Nis masakra komuniste ndaj klerit katolik shqiptar.

Në dhjetor 1945, u arrestuan në masë dhjetëra klerikë e besimtarë katolikë, 39 prej të cilëve u dënuan nga gjyqi i montuar ushtarak me dënime të rënda. Më 4 mars 1946, u pushkatuan në Zall të Kirit, 6 martirët:

Patër Gjovani Fausti, patër Danjel Dajani, patër Gjon Shllaku, seminaristi Mark Çuni, Qerim Sadiku dhe Gjelosh Lulashi.  Në shtator 1946, u pushkatua edhe Frano Mirakaj, i gjykuar me ta.

Në vitet e pushtetit komunist, u pushkatuan dhe u mbytën në tortura, 57 martirë të shquar të kishës katolike, u burgosën dhe u internuan 93 klerikë, 31 u detyruan të arratisen, të tjerët u persekutuan dhe u përjashtuan nga shërbimi kishtar.

Shkurt, 100% e klerit katolik u asgjësua.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

1 Koment

  1. Cfarë komenti kërkoni, e prej kujt?
    Unë jam indiferent
    Ti je i tillë
    Ai, Ajo po' ashtu!
    Ne jemi
    Ju jeni
    Ata, Ato pra të gjithë jemi të poshtër, maskarej, frikacakë....

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here