Martir i Kishës. Lindi në Iballë të Pukës, më 13 gusht të vitit 1916. Qe blegtor dhe tregtar. U gjykua bashkë me 38 të arrestuar të tjerë të organizatës «Bashkimi Shqiptar» mes 31 janarit dhe 22 shkurtit të vitit 1946 në sallën e kinema «Rozafatit», në prani të një publiku të zgjedhur, shumica komunistë dhe anëtarë partie. Më 22 shkurt, pra, Gjykata e Qarkut të Shkodrës urdhëroi dënimin e tij dhe gjashtë të arrestuarve të tjerë me vdekje, me pushkatim. Gjykata e Tiranës, e kryesuar nga gjykatësi Frederik Nosi, dhe me prokuror Nevzat Haznedarin, aprovoi dënimin me vdekje të shpallur në Shkodër më 22 shkurt 1946, dhe ai u pushkatua në moshën 29 vjeçare, në shtator të vitit 1946. U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku në prill të vitit 2016.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 355
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

4 mars 1946/ Nis masakra komuniste ndaj klerit katolik shqiptar

Nis masakra komuniste ndaj klerit katolik shqiptar. Në dhjetor 1945, u arrestuan në masë dhjetëra Lexo më shumë