Martir i Kishës nga Gucia, ish-rreshter i xhandarmërisë. U gjykua bashkë me 38 të arrestuar të tjerë të organizatës «Bashkimi Shqiptar» mes 31 janarit dhe 22 shkurtit të vitit 1946 në sallën e kinema «Rozafatit», në prani të një publiku të zgjedhur, shumica komunistë dhe anëtarë partie. Më 22 shkurt, pra, Gjykata e Qarkut të Shkodrës urdhëroi dënimin e tij dhe gjashtë të arrestuarve të tjerë (Mark Çunit [shih], Atë Faustit [shih], Atë Dajanit [shih], Atë Gjon Shllakut [shih], Gjelosh Lulash Bajraktarit [shih] dhe Fr. Fran Mirakajt [shih]) me vdekje, me pushkatim. Më 2 mars mbërriti miratimi për ekzekutimin e tyre, firmosur nga vetë Enver Hoxha, dhe dy ditë më vonë, më 4 mars 1946, ata, përveç Fr. Franit, u ekzekutuan në varrezën e Rrmajit në Shkodër. U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku në prill të vitit 2016.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 445
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.