Klerik katolik.Lindi më 19 tetor 1899, në Brozzo të Val Trompia-s, Brescia (Itali). Studimet e mesme i kreu pranë Seminarit Ipeshkvnor të Brescia-s dhe Seminarit Papnor Lombardo në Romë (1919-1922). U laurua për filozofi në Universitetin e Romës dhe për teologji në Universitetin Papnor Gregorian. Në vitin 1929, u dërgua në Shkodër si profesornë Seminar. U detyrua të kthehej në atdhenë  vitin  1932  për  arsye  shëndetësore;dhjetë vjet më vonë u rikthye në Shqipërisi rektor i Seminarit Papnor të Shkodrësdhe si zëvendës provincial i jezuitëve për Shqipërinë. U arrestua më 31 dhjetor 1945 së bashku me Atë Daniel Dajanin S.J.Të dy u akuzuan se kishin ndihmuar përformimin e një grupi rezistence kundër komunizmit, brenda në Seminar. Më 22 shkurt 1946, u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4 mars të po atij viti. Është autor i shumë punimeve shkencore, ndërtë  cilat  po  përmendim:  «Islamizmi  nëdritën e mendimit të krishterë» (Romë,1943), «Teoria e abstraksionit» (Padova,1947) etj.

 

 

Burimi: Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, Tiranë, 2009, F. 45
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

Telegrami 4 mars ‘46/ Spiro Pano: Pushkatuam 6 klerikë në Shkodër, por ata po mbajnë zi, s'duhen lejuar

“Sot me rastin e pushkatimit të gjashtë kriminelëvet të klerit u mbyll Gjimnazi jezuit... Mendimi Lexo më shumë