Pleqtë e burgosur, kundërshtarë të rrezikshëm të regjimit komunist

0
251
blank

Është e disata herë që kujto.al përshkruan realitetin e trishtueshëm të të burgosurve politikë të shtyrë në moshë, që mbaheshin në burgjet e komunizmit edhe kur gjendja e tyre shëndetësore dhe fizike ishte e rënduar dhe ata nuk kujdeseshin dot për vete. Kësaj here, shkak për postimin me të njëjtën temë, është bërë një foto e publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi në profilin e tij FB, e cila paraqet një grup të moshuarish në burgun e Zejmenit.

Postimin e parë ku kishte evidentuar, mes të dënuarve të moshuar, priftin Frano Ilia, Kastriot Dervishi e ka pasuar me një të dytë, ku imazhin e ka afruar te një nga të dënuarit që ndodhet në barelë, ndërkohë që ka publikuar të dhëna më të detajuara për të dënuarit politikë të grupit që u takon fotoja.

Ja çfarë shkruan në postimin e parë:

Në mes të vitit 1985 në Repartin nr.302 Zejmen qëndronin të burgosur një numër i madh pleqsh të dënuar, të cilët nuk ishin në gjendje t’i shërbenin vetes. Fotografia tregon gjendjen e mjeruar të tyre, njëri prej të cilëve edhe me barelë. Ec e merre vesh pse trembej regjimi prej tyre e i mbante në burg. Një pjesë vdiqën pas kësaj fotoje.

(Personat e këtij grupi, të cilëve u takon fotoja, pleq me sëmundje, bënin pjesë në Repartin nr.302/2 Zejmen Lezhë: Eduard Vata, Faik Margaritari, Gjek Dacaj, Ismail Sula, Isuf Tashi, Josif Muzha, Jeraz Gorica, Kristi Marko, Lec Sahatçia (prift), Mikel Koliqi (prift), Rexh Çela, Urim Elezi, Safet Refugjati, Ali Kaziu, Abdyl Kalbaj, Demir Selenica, Dhimitër Konomi, Frano Ilia (prift), Han Tota, Idriz Halluni, Luan Baçi, Mehmet Istrefi, Mandi Koçi, Mehmet Beqiri, Musa Lloshi, Nikoll Troshani (prift), Sul Imeri, Hekuran Izeiri, Shanan Manaskalli, Tashul Kapurani, Xhemal Doçi, Zisa Pilo, Ziso Vangjeli, Dane Gjocaj, Shefqet Sheme. Këto emra mund të kërkohen në foto.

Veç tyre, në Repartin nr.302/1 figuronin 13 të dënuar jopolitikë pleq dhe në Repartin nr.302/3, figurononin dy emigrantë pleq të dënuar për çështje politike. Të gjithë kishin sëmundje deri të pashërueshme).

Mosha e të dënuarve, saktësohet në postimin e dytë të studiuesit, ku vihet re se mosha e më të rinjve mes tyre është 65 vjeç dhe e më të moshuarve 83. Shumica, siç do e shihni nga lista, janë mbi 70 vjeç:

Grupi i të sëmurëve pleq të burgosur mbi 65 vjeç që mbaheshin në Repartin nr.302 Zejmen në vitin 1985:
-Mikel Koliqi (prift), 83 vjeç
-Rexh Çela, 83 vjeç
-Mandi Koçi, 79 vjeç
-Tashul Kapurani, 79 vjeç
-Lec Sahatçia (prift), 79 vjeç
-Jeraz Gorica, 78 vjeç
-Faik Margaritari, 77 vjeç
-Ismail Sula, 77 vjeç
-Kristo Marko, 77 vjeç
-Mehmet Beqiri, 77 vjeç
-Shanan Manaskalli, 75 vjeç
-Jorgo Mihali, emigrant, 74 vjeç
-Frano Ilia (prift), 73 vjeç
-Dhimitër Konomi, 72 vjeç
-Shefqet Sheme, 72 vjeç
-Musa Lloshi, 71 vjeç
-Josif Muzha, 71 vjeç
-Han Tota, 70 vjeç
-Nikoll Troshani (prift), 70 vjeç
-Ziso Vangjeli, 70 vjeç
-Sul Imeri, 70 vjeç
-Gjek Dacaj, 69 vjeç
-Abdyl Kalbaj, 69 vjeç
-Idriz Halluni, 69 vjeç
-Safet Refugjati, 68 vjeç
-Zisa Pilo, 66 vjeç
-Jarvica Cervenko, emigrant, 66 vjeç
-Isuf Tashi, 65 vjeç

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here