Komunistët shkurt 1945: Burgjet janë plot, këta 50 armiq çojini në internim!

0
799
blank

Lista me 50 të burgosur që regjimi vendosi t'i cojë në internim në shkurt 1945. Mes tyre fëmijë dhe përkrahës të nacionalistëve, kundërshtarë të komunizmit...

Në fund të shkurtit 1945, ndërsa burgjet në Shkodër ishin mbushur disa herë përtej kapaciteteve, drejtuesit komunistë menduan që një pjesë të të burgosurve t'i dërgonin në internim. Të përzgjedhurit kishin akuza disi më të lehta se ata që pushkatoheshin apo dënoheshin me burgime kryesisht të përjetshme.

Ndërsa bënin ndarjen në kategori dhe hartonin listat e të dënuarve me vdekje, të dënuarve me burgim, apo ato me internim, në krah të secilit emër shënonin akuzën. Akuzat shpesh janë qesharake dhe absurde, si në rastin e  kësaj liste që parashtron 50 të burgosur, të cilët vendosin t'i dërgojnë në internim. Jeta e të burgosurve dhe të internuarve në vitet e para të regjimit komunsit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh. Të dy kategoritë jetonin të izoluar dhe bënin punë të rënda të detyruara.

Lista që sjellim më poshtë, përmbledh disa prej kundërshtarëve të regjimit komunist, të cilët u internuan së bashku me gjithë familjet e tyre. Në krah të secilit emër qëndron edhe arsyeja pse i kanë dënuar.

Lista emnore e të burgosunve që do t’internohen

Reuf Llukaqej: Ka qenë në gjendermëri para 10 muejsh. Tip vagabondi për natyrë.

Sami Barbullushi: Ballist. Në shtëpin e tij ka ba nji mbledhje të gjanë Intelektualsh Ballista me Isuf Luzaj etj. Ka shkue në Kosov me Ballista.

Izet Ismajli : Në Gjindermëri të Hasan Isufit e Daja i tij.

Ali Malukati: Ka përcjell Abaz Kupin me shokë për Itali.

Selim Lopçi: Ka sjell dy bombe në shtëpin e nji kapterri që strehonte Partizant.

Shaban Ymeri: Ka përcjell Abaz Kupin në Itali.

Asim Boksi: Elementi ma aktiv i Legalitetit. Dora e djathët e Sali Myftisë. Ka qenë shkaktar i zhgatrrimit të Këshillit të Rinis të Lagjes Ndocaj. Ka kontrollue e gjurmue shokët si Ahmet Haxhin e Arif Gjylin.

Shefqet Lutfija: Ka përcjell trathëtarin Riza Alin. Ka lidhje me ilegal.

Ahmet Ashikja: Në kohët e fundit ka zhvillue aktivitet pro Legalitetit me Shaqir Meten.

Salvator Kurti:  Ka ndihmue financiarisht Ballin dhe ka mbledh ndihma për të. Mik i Ernnest Koliqit. Fashist i flakët. Vlla i Lec Kurtit qi asht ilegal në Bari. Nuk pajtohet me L.N.Ç.

Kol Kosmaçi:  E urren tëmersisht L.N.Ç. Bashkpuntuer i Dom Zef Shestanit.

Pina Kola: Përhapë parulla anti L.N.Ç.

Adile Boletini: Ka informue Kosovarët dhe ka kërkue hamarrjen.

Gjon Pllumbi: Gjermanofil, i flakët e si i till i rrezikëshmë.

Gaspër Ljarja: Vegël e verbët e Errnest Koliqit. Fashist idealist. Anmiku ma i madhi i Rinisë.

Haki Bushati: I vllaj i Maliq Bushatit. Element i Legalitetit.

Ymer Ramadani: Zogist i vendosun. Tashti nuk tregon ndoj aktivitet.

Gulielm Suma: Këshilltar i par i Pater Anton Harapit. Man lidhje me trathëtarët ilegal. N’Vent’ottene (Itali) ka pas spiunue shokët.

Pjerin Radovani: Ballist aktiv. Ka nda trakte gjat reaksionit.

Hamz Shabani: Ka propagandue kundra L.N.Ç. shum ndytë. Ka pasë pushkë me leje nga Hasan Isufi.

Valentin Previzi:  Oficer n’Itali. I biri i Gjeneral Preng Previzit.

Mano Beg Kopliku: Ish Drejtor i Burgut në Tiranë. Në fillim ka qen sjell mirë por ma vonë ndryshoj qendrim.

Adem Nikshiqi: Dyshohet se ka lidhje me reaksionin Ndërkombëtar.

Nuh Juka: I nipi i Musa Jukës. Zogist i vendosun, vazhdon të zhvillojnë aktivitet reaksionar. Eksponent i Legalitetit.

Ramadan Kazazi: Ka marrë pjes në mbledhjen e Grizhës me Jup Kazazin, ku asht vendos me vazhdue luftën kundra L.N.Ç. Ka shpërda traktin e parë anti L.N.Ç.

Fejzi Boriçi: Dyshohet si agjent i Gestapos. Shok i ngusht i trathëtarit Met Xharrahi. Aktiv i Ballit. Vegël e trathëtarit Enver Bushatit.

Idriz Hoxha: Ka dal në Malci dhe ka propagandue kundra L.N.Ç. Legalist aktiv.

Tahir Shkrreli: Flet shum ndyet kundra L.N.Ç. Element i Legalitetit.

Tomazin Sheldija: Spiun provokator i Mato Muratit dhe i Mark Troboinit. Në fillim të Kallndorit 1945 ka sabotue nji mbledhje. Element i Ballit.

Hasan Bushati: Mik i ngusht i trathëtarit Hamdi Isufit. Ka hapë parulla disfatiste e frigsim me qëllim me e nda popullin nga F.N.Ç.

Kol Zefi: Propagandon kundra L.N.Ç.

Nuh Bilali: Ka pasë depon e armëve të Legalitetit.

Feti Disdari: Përgjegjës i Rinis Legalitetit. Akoma zhvillon aktivitet reaksionar.

Fadil Dizdari: Element i Legalitetit mjaft aktiv. Vazhdon gjithnji aktivitetin.

Karrolina Kaçinari: Elemente e Ballit. Nalon varzat e Dom Mikel Koliqit me shkue në shtëpi të Rinis. E urren ideologjikisht L.N.Ç. Propagandon kundra saj.

Lodovik Gjyshja: Hap parulla disfatiste dhe tallet me Pushtetin.

Gjon Harusha: Ka qen oficer n’Ushtri. Element Ballist i vendosun dhe shum aktiv. E urren L.N.Ç.

Mario SkanjetiMan lidhje me trathëtarët ilegal. Ka përcjell Gjush Pistullin e Dom Alfons Trackin

Simon Prendi: Ka qenë në lidhje me Melonin përpara se të hyshin trupat Italiane në Shqipni. Element provokator. Mish e shpirt anti L.N.Ç.

Karrlo Çoba:  Ka qenë Drejtori Përgjithëshëm i Kuesturës në kohën e Italis.

Zef Gjeta: Në kohë të Italis ka ken Kryetari i Zyrës Sekrete. I nipi i Gjonit Marka Gjonit.

Lin Luka: Dyshohet të ket lidhje me reaksionin Ndërkombëtar.

Viktor Çiurçija: Hjell parulla dhe ka pasë lidhje direkte me Dom Zef Shestanin. Në kohët e fundit asht tregue mjaft aktiv për L.N.Ç.

Rifat Berdica: Element i Legalitetit vazhdon të zhvillojn aktivitet reaksionar.

Sabri Ura: Eksponent i Ballit. Vazhdon aktivitetin.

Et’jem Sala: Ish kapterr.

Lin Pistulli: I vllaj i Gjush Pistullit. Ka strehue për nji muej rresht në shtëpin e vet shokun Rrok Leci tash së fundit ka qenë edhe në Këshill të Lagjes Serreq, dhe si i till e ka krye detyrën ma s’mirit.

Margerita Gjeloshi: Ka pengue lëvizjen në shkollën Femnore Donika Kastrioti dhe në Tiranë, ku ishte, si Drejtore e Institutit. E shoqja e Ndok Gjeloshit.

Lapo Cuciq: Ka diskreditue nji familje të L.N.Ç. me kang imorale e ka kercnue nji vajzë mos me u martue.

Hajrulla Ujkashej: Ka jetue si gjysm ilegal. Nuk pajtohet me L.N.Ç.

 

blank

 

 

 

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here