I kthyer dy herë nga jugosllavët

0
216
blank

Mefail Vahit Sahitaj (1938-2016), nga Lladomerica e Dibrës, u dënua tri herë nga regjimi komunist, duke vuajtur mbi 24 vjet burgim në vitet 1965-1985 dhe 1986-1991. Hyri në burg në moshën 28 vjeçare dhe doli prej andej kur ishte 53 vjeç.

U dënua tri herë me nga 25 vjet burgim. Është interesant se thelbi i gjithë vuajtjes së tij ishin 3 arratisje. Dy i realizoi me sukses, por në të dy herët e kthyen jugosllavët. Një tjetër ishte brenda vendit ku vuante dënimin.

Dënimi i parë

U arrestua më 21.5.1965. U akuzua në bazë të nenit 64 të Kodit Penal. Kish bërë përpjekje për t’u arratisur nga Pogradeci kur kish bërë ushtrinë në Librazhd. Por në fund 30.4.1960 u arratis nga zona që njihte më mirë nga posta e Viçishtit të rrethit Dibër. Por sapo kaloi matanë u akuzua nga jugosllavët se ishte dërguar nga Sigurimi i Shtetit e për këtë arsye u dënua me 5 vjet burgim. Jugosllavët e kthyen në Qafë Thanë dhe këtu u arrestua. Sigurisht e akuzuan për dhënie informatash me karakter politik, ekonomik dhe ushtarak.

Gjykata e Qarkut Tiranë me veprim në Peshkopi, me vendimin nr.10, datë 26.7.1965, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 18 vjet burgim.

Dënimi i dytë, ridënim

U arrestua më 24.8.1967. U akuzua në bazë të neneve 64 dhe 73/1 të Kodit Penal. Duke vuajtur dënimin në Repartin nr.303 Elbasan, i cili po ndërtonte fabrikën e çimentos, së bashku me Rexhep Gilën, Sali Tahirin dhe Shefqet Sadushin, u orvat të arratisej nëpërmjet një tuneli. Nuk ia arritën sepse tuneli doli brenda rrethimit të kampit. Gjykata e Qarkut Durrës, Dega Elbasan, me veprim në Repartin nr.303, me vendimin nr.13, datë 11.9.1967, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 3 vjet. U lirua më 9.6.1985 nga Reparti nr.311 Qafë-Bari.

Dënimi i tretë

U arrestua më 14.10.1986. U akuzua në bazë të nenit 47/gj të Kodit Penal. Pas daljes nga burgu i gjatë filloi jetën e mërzitshme duke punuar në ndërmarrjen e ndërtimit të minierave në Bulqizë. Nga sektori Trebisht, arrin të arratiset sërish më 2.8.1986. U kërkoi jugosllavëve vetëm ta linin të largohej nga Jugosllavia, por ata u treguan edhe një herë të pabesë ndaj tij. E dorëzuan në Qafë Thanë. Gjykata shkruante se nuk u vlente më jugosllavëve, prandaj e kthyen.

Gjykata Popullore e Rrethit Dibër, me vendimin nr.144, datë 12.12.1986, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie. U lirua më 10.1.1991 nga Reparti nr.321 Burrel.

Foto: Burgu i Burrelit

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here