Në një shpat mali, pranë kampit të Qafë-Barit, janë varrosur nëntë persona që kanë humbur jetën në galeri ose në burg nga torturat apo sëmundjet. Pas vitit '90, eshtrat e shumicës së tyre janë gjetur dhe marrë nga familjarët, por në atë vend ende gjendet një tabelë hekuri me numrin "8", çfarë tregon se aty mund të ndodhen mbetjet e një viktime. Edhe sipas studiuesit Kastriot Dervishi në atë vend-varrim ende ndodhen eshtrat e viktimës së parë të Qafë-Barit, i cili u gjet pa jetë në galeri.

Agron Shehaj, si themelues i Fondacionit Kujto, krahas vendosjes së një memoriali në mjediset e ish-kampit,  gjatë vitit 2019, që përkonte me 35-vjetorin e revoltës së Qafë-Barit është kujdesur për rregullimin e rrugës që të çon te ky vend varrim, ku është vendosur një pllakatë modeste, bashkë me tabelën e hekurt me numër "8".

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.