Fatime Hysen Nurçe: Ju rrëfej 43 vitet e internimit në kampet e egra të diktaturës

0
2167
blank

Fatime Hysen Nurçe, ishte 13 vjeç kur nisi kalvarin e internimeve gjatë diktaturës komuniste. Ishte fëmija e tretë e Hysenit dhe Feties, në fshatin Arrëz të rrethit të Devollit. Nuredini, Ziniu, Refiku, Nefareti dhe Mesareti ishin motrat dhe vëllezërit e Fatimes. Njëri prej vëllezërve të Fatimes, Nuredini vendosi të arratiset vjeshtën e vitit 1948. Pas arratisjes së vëllait të saj Nuredinit, familja Nurçe u persekutua nga sistemi komunist.

Udhëtimi i gjatë në vuajtje do të përshkonte kampet më famëkeqe të diktaturës, duke nisur nga Valiasi më pas në Kodër-Kamez, pastaj në Tepelenë dhe më pas në Lushnjë.

Në kujtesën e Fatimes kanë mbetur shumë ngjurmë dhimbje të asaj kohe. Ndarja me prindërit është një ndër dramat që e ka shenjuar jetën e Fatimës. Kthimi në fshat si fëmijë të “armiqve të popullit” do të ishte një betejë e vështirë për Fatimen dhe vëllezërit e motrat.

Pak kohë pasi gjysma e famljes Nurçe u kthye në fshatin Arrëz të Devollit, Nuredini mundi të hynte në territorin shqiptar përmes kufirit grek. Tashmë jo vetëm për misionin e paracaktuar, por edhe për të takuar familjen e kthyer. Në një natë vere, 4 persona i afrohen godinës, ku ndodhej dhoma që jetonte Fatimja me të tjerët, dikush troket në xham.

Pas disa kohësh familja Nurçe do të bashkohej sërish, tashmë në kampin e punës në fshatin Gjazë të Lushnjës deri në vitin 1986.

Në vitin 1959, Fatimja do të gjente shokun e jetës atje në internim në Plug të Lushnjës. Ishte Syrja Sabri Haxhillari, inxhinier i aviacionit shqiptar i internuar pas arratisjes së vëllait të tij të vogël.

Elsa dhe Natasha, bijat e Fatimes dhe Syrjasë, lindën në intrenim, atje u rritën dhe u bënë 20 vjeçe. Fatimja dhe familja e saj u liruan nga internimi pranverën e vitit 1991, pak muaj pas rrëzimit të diktaturës.

Fatime Hysen Nurçe është sot 86 vjeç. Ajo e rrëfen mes dhimbjes historinë e vuajtjeve nën diktaturën komuniste, nëpër kampet ku u rrit e kaloi rininë, atje ndërtoi familjen e saj dhe atje i rriti edhe fëmijët. Intervista është realizuar nga gazetarja Lediona Xheladinaj.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here