“Armiku i popullit Tefik Deliallisi jep llogari”

0
528
blank

Si e propagandonte shtypi komunist gjyqin e deputetëve përmes titujve të gazetës "Bashkimi", në shtator 1947, kur po pushkatohej elita e Shqipërisë

Tefik Deliallisi, ishte mësues në vitin 1946 kur dhe u arrestua i akuzuar si “armik i popullit”. Ishte ndër intetelektualët e kohës i angazhuar në lëvizjet antikomuniste në Shqipëri, në kohën kur po instalohej diktatura. U arrestua dhe u akuzua nga regjimi si armik i popullit, u dënua me “Grupin opozitar të deputetëve” dhe u pushkatua bashkë me ta. Ditët kur po zhvillohej gjyqin në kinema 17-nëntori, regjimi kishte marrë masat që procesi i montuar i gjyqit të deptetëve të përcillej në popull në versionin që iu duhej. Të akuzuarit ishin torturuar ç'njerëzisht dhe në këto kushte shumë prej tyre kishin firmosur aktakuzën e diktaturës, ashtu siç e kishin sajuar xhelatët e sigurimit të shtetit. Por shumica e mohuan akuzën në sallën e gjyqit dhe treguan se ishin detyruar të firmosin nën torturë. Gjithsesi, regjimi kishte marrë masat që version i firmosur nën torturë të publikohej në çdo mënyrë edhe në gazetën e kohës “Bashkimi”. Publikojmë më poshtë faqen e gazetës Bashkimi në shtator 1947, kur ishte seanca për Tefik Deliallisin.

Gjyqi i deputetëve cilësohet ndër masakrat e viteve të para  të diktaturës që kishte për qëllim të zhdukte elitën politike dhe kundërshtarët e mundshëm të regjimit. Procesi i njohur  si “Gjyqi i Deputetëve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”.

blank

Të dënuarit në këtë gjyq ishin:

Shefqet Beja deputet, i lindur në Durrës banues në Tiranë, pjesëmarrës aktiv në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, ekonomist e financier i zoti, kontribuoi në daljen e gazetës “Bashkimi” organ i Frontit Nacionalçlirimtar, ishte nënpresident i Frontit Nacionalçlirimtar (Fronti Demokratik), dënohet me vdekje, varje

Sheh Ibrahim Karbunara deputet, një ndër ata patriotët që me Ismail Qemalin firmosën Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912), organizator dhe delegat i Kongresit të Lushnjës, anëtar i Opozitës Popullore dhe mik i Nolit, Gurakuqit e Bajram Currit, dënohet me vdekje, varje

Dr. Enver Sazani deputet, ka kryer studimet e larta për mjekësi, dy vjet në Monpelie pjesën tjetër në Lion të Francës, specializohet dy vjet të tjera për patologji – radiologji, partizan i Çetës së Krujë-Ishëm dhe i Çetës së Pezës, Drejtor i Spitalit Ushtarak, dënohet me vdekje, pushkatim

Selaudin Toto deputet, ka kryer studimet e larta matematikë-fizikë, internohet në vitin 1941 si nacionalist antifashist, themelues i Institutit të Shkencave Shqiptare dhe kryetar i parë i këtij Instituti, shkroi i pari artikuj mbi energjinë atomike në Shqipëri, dënohet me vdekje, pushkatim

Irfan Majuni deputet, nëpunës në Tiranë, dënohet me vdekje, pushkatim

Sulo Ismail Klosi ka kryer Fakultetin e Gjeologjisë së Naftës në Strasburg, kryeinxhinier në Rubik, dënohet me vdekje, varje

Riza Alizoti ka kryer Kolegjin Robert në Stamboll vazhdon Tekniken e Fultzit në Tiranë dhe studimet e larta në Oksford, specializohet për shfrytëzimin e minierave në Strasburg, punoi në minierën e Kuçovës, dënohet me vdekje, varje

Salim Kokolari është pedagog në Liceun Francez në Gjirokastër, kryen dy vite studimi në Francë, mbështet Luftën Nacionalçlirimtare, anëtar i Këshillit, dënohet me vdekje,  pushkatim

Muhamet Prishtina është djali i patriotit Jahja Prishtina njëri nga anëtarët themelues të Komitetit Për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës dhe nip i kryetarit të këtij Komiteti, patriotit Rexhep Kadri Prishtina, kur u dënua ishte 22-vjeçar, dënohet me vdekje, pushkatim

Tefik Deliallisi me profesion mësues, dënohet me vdekje, pushkatim

Hysen Shehu djali i Sheh Ibrahim Kurbunarës, dënohet me vdekje, pushkatim

Beqir Çela me profesion mësues, dënohet me vdekje, pushkatim

Abdyl Kokoshi ka kryer Fakultetin e Drejtësisë, dënohet me vdekje, pushkatim

Pertef Karagjozi me profesion nëpunësi në Tiranë, dënohet me vdekje, pushkatim

Agathkli Xhitami me profesion notar (shkrues publik), dënohet me vdekje, pushkatim

Ramazan Tabaku, telegrafist nga Tirana, dënohet me burg të përjetshëm

Gjovalin Vlashi, avokat nga Durrësi, dënohet me burg të përjetshëm

Foto Bala, profesor nga Himara, dënohet me burg të përjetshëm

Ramë Marku dënohet me burg të përjetshëm

Rustem Sharra dënohet me 20 vjet burg

Xhevat Xhafa dënohet me 20 vjet burg

Shefki Minarolli dënohet me 20 vjet burg

Sulo Konjari me 15 vjet burg

/Kujto.al

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here