Si u krijuan e si funksionuan kampet e internimit në diktaturën komuniste në shqipëri

0
1674
blank

Nga: Lek Pervizi

Fill pas marrjës së pushtetit, qeveria që u formua komuniste vendosi të krijoje qendra internimi,  kryeshsit për famiijet e mëdha patriotike shqiptare. Kështu internimi nisi rregullisht ne maj 1945.  Pasi u dogjën shtëpitë , grabitën pasuritë e konfiskuan pronat, familjet e  mëdha e të përmendura të Veriut u internuan në qytetin e Beratit, ndërsa  ato të Jugut në Krujë. Shkaku ishte se njerëzit, burrat e këtyre familjëve që kishin qene me detyra të larta, ishin  arratisur qyshë më 1944,  jashtë shtetit, në Itali e Greqi e vende të tjera.   Këtyre iu bashkangjitën famljet e të gjithë  të arratisurve ne mal, te dy krahinave.  Sepse siç dihët, të arratisurit e malit, kryesisht  të Veriut  s’mund të dilnin në Jugosllavi, që ishte simotra e Shqipërisë komuniste, ku ja vritëshin, ja  i dorëzohëshin komunistëve shqiptarë.  Vetëm nga ana e Greqisë, mund të dilte ndonjë, por me rrezik. Ato kapëshin  blanknga partizanët komunistë të Greqisë, që ua  dorëzonin  shqiptarve, siç ndodhi me Koço Kotë, që u burgos në Burrel.  Ndërsa të tjerë pushkatohëshin në vend pa gjyq.  Kështu Berati u mbush plot me familje të internuara, pa asnjë konditë jetese. Ku u jepej vetëm 500 gram bukë misri.  E njejta gje në Krujë. Apeli dy herë në ditë, mengjes e mbrëmje. Banesë hiç, duhet ta gjenin vetë, e të paguenin edhe qira. Kur dihej se  këto familje i kishin marrë vetëm me rrobat e shtatit, e s’kishin as ku të flinin.  Për t’i poshtëruar i vinin djemtë e vajzat të pastronin e hapnin kanalët e zeza të qytetit. I çonin të  luftonin karklalecin, dhe të mblidhin  ullinj, në punë angari.  Për të mos ia hengër hakun kuj, beratasit u treguan njerezor e humanitarë. Jo vetëm që s’u kërkonin qira për dhomat ose kasollët, por u jepnin tesha fjetje e veshje nga te tyrët. Ka pasur raste që u kanë dhenë dhe pare, në kohën para vulosjës së kartmonedhës,  ku famijet shqiptare humbën gjithë kursimët e tyre, dhe gjithë popullata mbeti me gisht në gojë. Në këto kushte, që s’ishin aspak të mira, dhe vetëm me 500 gram bukë misri, pati vdekje fëmijësh e pleqsh, e njuk u kursyen as të rritur kryesiht gra. Japim veç një shembëll, pa emra, ku aty vdiq një nenë mirditore, me dy fëmijët e saj, vajza të vogla. E thamë si shembëll,  por vdekja s’kursente  edhe të rritur, kryesisht pleq e plaka, ku varrët e tyre s’ekzistojnë gjëkundi.  Pra qyshë nga Berati  (e nga Kruja)  nisi kalvari i gjatë i të internuarve.  Tani, për të treguar psikozën që mbretëronte, se si u hap fjala, thashetheme,  që qeveria komuniste po  planifikonte  me jugosllavët e sovjetikët, që gjithë të internuari  e Shqipërisë, t’i çonin në Siberi. Këtyre u hyri frika se kjo mund  të ndodhte. Por, u muar vesh  se kjo punë  ngeci  sepse Turqia i kontrollonte anijet ruse qe hynin e dilnin  nga Bosfori. S’u bë gjë, por kjo  tregon se ç’nuk pritej nga kriminelët që kishin marrë sundimin e Shqipërisë,  ku shquhëj një far Enver Hoxha, i ngritur në pjedistalin e një diktatori të egër, gjakatar e paranoiak.

Ndërsa vazhdonin marrëdhënjet vëllazërore me jugosllavët, a do ti që sollën në fermën e Valiasit disa familje veriore të rendësishme, si Gjomarkaj,  Dinej, Demaj, Bajralktari, etjera. Ishte periudha ku Tirana ishte ma tepër Jugosllave se shqiptare. Nuk kishte rrugë ku mos t’ishte ngritur një shoqëri Jugosllave, e flitej për një përfshirje të Shqipërisë në Federatën Jugosllave.  Papritui e pa kujtuar veç kur plasi sherri dhe ndodhi prishja me simotrën Jugosllavi që u kthye në shtrigë. Të arratisurit e veriut kaluan pothuaj të gjithë në Jugosllavi.  Nga ana tjetër familje të tëra të zonës kufitare u hodhën matanë. Regjimi iu përgjigj sitautës duke internuar me qindra familje, pleq, gra e fëmijë, në Berat. Kështu ky qytet po kthehëj në një qytet të internuarish.

Beratasit e ndjenin këtë ngarkesë të tepërt. Kështu u hap kampi i Kuçovës, me të internuarit e Beratit, ku burrat u futën në punë të detyruar për ndërtimin e fushës së aviacionit, e gratë në fermën bujqësore që ishte krijuar, veç me racionin e bukës misrit.   Banesat  ishin disa baraka të vjetra, pa asgja drejt në dyshëme  prej çimento.  Në këto kushte  atje lart në Olimpin  e Bllokut u vendos që të intetrnuarit të grumbullohëshin në një Siberi  të  Shqipërisë, që u cantua Tepelena.  Propozimi vinte nga Manush Myftiu, një shpirt kriminel. Ky, në konferncën e Beratit kishte propoziar se të gjithë kundrshtarët e armiqtë e tyre, të vriëshin, nga mosha 12 vjeç e lart. Sa që dhe vetë Enveri ishte çudit. Si u vendos  transfërimi nga Berati,   në  maj 1948, të internuari  të ngarkuar ne 38 kamionë të ushtrisë, nisën natën rrugës së keqe malore të  grykës së Kelcyrës, që llogaritën të kenë qënë mbi 2500 vetë. Por ç’ndodhi ?  Në një kthesë të keqe një kamion përbyset dhe aty vdesin burrë e grue qifti Petrela, që i hedhin foshnjët që mbanin, të cilët shpëtojnë mrekullisht. Pati dhe disa  të plagosur e të sakatuar. Kamionët arritën në Tepelenë, dhe s’u ndalën aty, kaluan tutje, deri në Turan, Veliçot e Memaliaj, ku i shkarkuan si t’ishin thasë me patate.

Ky është fillimi i kampit të Tepelenës. Nga këto tre qendra, më i keqi ishte Turani, ku ishin vendosur shumica e të internuarve. Konditat më së të këqija, miserable e pa asnjë lloj strukture sanitare, krejt primitve.  Banesat disa baraka të italisë pa dyer e dritare, të internuarit hedhur rifuxho drejt në çimento, pa shtresa  e asgjë prej gjëje. Buka e misrin 500 gram që vinte nga Berati, se Tepelena s’ia dilte për të furnizuar 3000 e më tepër  të nternuar, sepse kishin sjellë dhe të tjerë, përveç se të Beratit. Buka e pjekur keq mykej brenda ditës. Ujë të pijshëm veç nga një sapllak, nga  një depo uji  që ruhej me roje t’armatosura. Ujë larje hiç fare. Një rrëke që kalonte ishte gjith pislleqe. Ndriçimi natën me kandila vajguri. Vapa e madhe. Nuk vonoi dhe u shfaq dizanteria, në pleq e fëmi që kaloi në epidemi kolerike. Filluan vdekjët. Mjek apo infermjer as parë as dëgjuar. Ilaçe hiçe.Vdekjet u shtuan, dhe në të tre kampet vdisnin shtatë të internuar në ditë. Në një natë të vetme, në Turan  vdiqën 33 fëmijë, foshnje, mes lemërisë së nënave. Sepse shumica e grave ishin nuse të reja me nga një e dy fëmijë djepi. Ato gra mbetën kërcuna pa fëmi e pa burra. Unë rrëfenjësi s’kam qenë aty. Po kisha nënën e gjyshën, si dhe vjehrrën time të ardhshme me një foshnje katër muajshe.  Kisha hallën, grueja e Kapidan Gjonit, me vajzat, nipin e mbesat. Kusherij e kusherira me fëmijë.  Vjehrrës i shpëtoj mrekullisht fëmija nga masakra që ndodhi, ku rrinte në të njejtën  barake ku ndodhi masakra e fëmijëve.

Komanda s‘kishte ç’te bente, veç të hapte varre e të digjte teshat e fëmijëve. Një dëshmitar tjetër okular ishte i riu Abdurrahman Kaloshi, që thoshte se s’arrinin të hapnin varret, në terr, me dritë kandili e flakë pishe. Kishte raste që të sëmurët çohëshin në spitalin e Gjirokastrës, pa kthim. Një rast i veçantë ishte i një nenë me dy binjakë.    Njeri vdiq ne krah të nënës. Tjetrin e çuen në Gjirokastër, dhe u kthye i vdekur. Kujë e madhe në kamp, së binjakët ishin shumë të bukur dhe sa kishin nisur të belbëzonin fjalë. Ky rast pati pasoja të rënda. E ama tyre u lirua, se ia kishin vra burrin, e kur mbrriti në Vermosh, e gjeti shtëpinë bosh e të shkatërruar. Nga dëshmpërimi vret vetën me thikë. E bija në Mal të Zi, kur merr vesh vdekjën vellezërve, varë veten, sepse me dy binjakët shuhej familja e tyre,  që s’kishte më burra.  Në këtë gjëndje, komanda e kampit ose dega e Tepelenës raportuan dhe u dukën disa oficerë të Minstrisë Brendshme me dy mjekë. Ata mbetën shtang e të tmerruar   para asaj tragjedie  të hatashme.  Kështu  më  19  maj 1949,  u bë trasfërimi  në kampin e Tepelenës i gjithë të internuarve, në ish gazermat e ushtrisë italiane në fushën nën kalanë e Ali Pashës. Këto kapanonë të mëdha ishin pajisë me skele dy katësh si shtretër, ku u stivosën të internuarit. Kjo tregohët në vizatimin e berë prej meje nga origjinali i gjendjës së gazermave.  Ku dallohët se si njerëzit ishin vendosur aty vetëm me teshat e pakta të tyre, dhe rrobat e shtatit.

Krejt ndryshe nga kampi i Aushwitzit, të ndërtuar me krevate me kate por me shtresa e mbulesa, dhe të dënuarit me veshje të shtetit, por  nuk qitëshin në punë të detyruar, siç ndodhi  me të internuari e Tepemelenës, ku gra e burra ishin kthyer në kafshë bartëse me  pesha të renda, si dru, shtylla trungje, pllaka guri etj.  Për të plotësuar  këtë tregim dëshmues, me vrajsën e Bardhok Bibës në gushtin 1949, Tepelenë iu shtuen  500 familje mirtditore që përbanin  2500 vetë, pleq, gra e fëmijë, që u shtuen problemët  dhe vdekjet i përfshinë edhe ata, kryesisht në fëmijë. Me ardhjën e mirditorëve, të internuarit arritën  në rreth 5000.  Për mungesë vendi në katër gazermat me shtretër, ata u struhuan në dy gazerma boshe pa skele druri, drejt në çimento. Në nënto 1951 pati një lirim fëmijsh, të paktë, sepse familjet s’kishin ku me i çue. Por, me këtë rast u liruen një pjesë e mirditorve, dhe disa burra. Kështu që u lirua vend dhe të gjithë të internuarit u mblodhën në katër gazermat me skele druri. Nuk pati më internime masive. Por herë pas here binin ndonjë  familje dhe  individë. Filluan të bien të burgosur që kishin mbaruar denimin, dhe këta ishin  klerike katolikë, dhe disa  intelektualë shkodranë. Në verë 1952, sollën nga Tirana dhjetra  familje dhe burra, me pretekste të ndryshme.

Njëkohësisht pati një lirim të mirditorëve, që u internuan me rastin e bvrasjës së Bardhok Bibës. Ne këto kohë u ndalua puna e detyruar me një urdhër që erdhi nga lart. Një ekip me pesë oficerë të Minisris se Brendshme, vizituan kampin e u takuan me disa të internuar për kushtet e kampit.  Përgjigjet që morën ishin të forta.  Një nga të internuarit, ish oficer, u kishte thenë që s’ishte e drejtë të merrëshin  me gra, fëmi e pleq, siç e shihni vetë që është mbushur kampi. Në këtë gjendje, nuk kaloi shumë dhe i hoqën forcat punëtore duke i çuar në kampe të tjerë në punë ndërtimi.   Në këtë rast sollën në Tepelenë të internuarit jugore të Krujës, Valijasit e Kamzës. Kështu kampi i Tepelenë u mbush përsëri. Kjo tregonte se kampi do të vazhdonte të ekzistonte si vend dënimi për mija krijesë njerëzore, aq më tepër shqiptare, të pafajshme.  Deri kur do të zgjaste kjo valë internimi në kampe të mbyllur ? Në fund të nëntorit 1953, kampi i Tepelenës u mbyll urgjentisht. I nënshkruari  me familje të tjera ishim në kamionin e fundit që u largua nga Tepelena, e për pak shpëtuam pa u përbysur në humnern e malëve të  Sevasterit. Pse u mbyll ai kamp ?  Po në OKB, u ngrit çeshtja e kampeve në Shqiperi, ku qortohej Bashkimi Soivjetik që mbulonte Shqipërinë që s’ishte akoma e pranuar në OKB. Rusët u terhoqën veshët vëllezërve shqiptarë, që shpejtuan ta mbyllin atë kamp. Pse ai kamp quhët Auschwitz ?  Sigurisht se nuk i kishte përmasat e atij kampi ku vdiqën gjashtë milion hebrej, sa gjashtë herë popullsia  e Shqipërisë.

Tepelena u quejt Auschwitz, sepse aty ishin mbyllur familje të tera, pleq, gra e fëmijë, që përbenin shumicën dërmuese  të internuarve. Dhe aty vdiqën shumë fëmijëe pleq, pa kursyer gra e burra. Pastaj ai vend i rrethuar me  tela me gjemba, mos vallë ishte kopësht me lule e kamp pushimi ?  Siç po pretendojnë disa nostalgjikë komunistë, ku neve na vjen keq që ata s’patën mundës të shijonin të mirat e atij kampi.  Kaluem pak e të rikthehëmi  tte një  aneks të  Tepelenës  që ishte Portopalermo, ku  në  kalanë  mesjetare  u mbyllën me dhjetra famije të mëdha, gra, fëmijë e pleq, aty brenda      n ë errësirë të plotë. Të hedhur drejt mbi shresën gurore. Ku dhe dhentë nuk hynin nga frika. Pa asnjë konditë higjenike. Kjo ndodhi më 1949 deri 1951.  Këtu unë s’kihs mundësi të beja asnjë vizatim, se s’egziston fije letre as copëz lapsi. Por kalaja është aty dokument i gjallë. Që për çudi të çudive s’ësht evidencuar si kamp e burg internimi. Një politikan shqiptar pat thenë se Portopalermo sëeshtë burg.

Pa të shkojë e të futët brenda edhe tanin ë ato guva t’errëta.   Familjet i hoqën e u mbush me burra, ku gjysma u qorruan e nuk shihnin me ec kur binte mbramja, dhe i merrnim për dore. Aty sillnin  ata që kishin mbaruar burgun, e në vend që të bashkohëshin me familjet  tyre, i binin aty. Ne u transfëruem në Tepelenë urgjentisht, se në gjirin e Palermos kishte qarkulluar një nëndetëse e huaj e paidetifikuar.  Edhe ky kamp e kërkonte haraçin e vet, me vdekjën e nje fëmije, vajzë. E si përfytyrohët një fëmi kërthiqe në atë mal me gurë që ishte kalaja me muret deri katërmetra të gjerë ?  E ama, një malesore, kur erdh demokracia, kishte shkuar dhe gjetur varrin e marrë eshtrat e fëmisë. Kjo s’është  përmendur kurrë. E pra ishte një krim i veçantë. Kalaja e Portopalermos, kala betejash, me viktimë një fëmi, a ka ku shko më tragjedi e krim ?  Pasi  u mbyll kampi i Tepelenës, siç e treguam më lart, të internuarit u transferuan në rrethin e Lushnjës, që u bë qendra kryesore e internimëve. Të intenuarve këtu, ua hoqën racionin e bukës e kazanin, dhe i kthyen në puntorë të fermës 29 Nëntori me 11 sektorë-kampe. Por nuk ua hoqën apelin dy deri tre herë në ditë.

Padyshim se  të internarit patën mundësi ta marrin vetën, nga ana jetesës. Vërtet me punë të detyruar e të lodhëshme me pagesë të kufizuara. Por sepakut i shpëtuan rrethimit me tela ferrash dhe  mundimëve, vuetjeve,  semundjëve, dhe vdekjëve masive,  ku t’u humbisnin dhe varret. Por havazi po vazhdonte, sepse  në verën 1954, kur shokut Enver Hoxha iu mbush mendja të krijojë, me disa intelektualë  që i kishin shpetuar pushkatimit, « Universitetin dhe Akademinë »  në maje të  Kuçit të Kurveleshit, që ishin mbi 60 intelektualë të lartë, me tituj, Prof. Dr., që ishin diplomuar në Universitetet më të mira të Europës. Atyre u bashkangjitën një grup të internuarish të kampëve Savër e Pluk, e disa ish të burgosur,  ku ishin përfshi dhe ne dy vëllezërit. Edhe këtu pata mundësi të bej deisa vizatime, qe kanë shpëtuar.  Ky kamp izolimi vazhdoi katërvjet, dhe do të zgjaste dhe më. Por   edhe ky kamp u ndërpre më 1958, nga ngjarjet që ndodhën, pas hypjës në fuqi të Hrushovit,  ku tensioni midis BRSS dhe Amerikës u zbut. Kjo ndikoj edhe në Shqqipëri, dhe  u hoq dhe kampi i Kuçit. Siç dihët, Hrushovi erdhi e vizitoi Shqipërinë, i pritur me madhështi nga diktatori Enver Hoxha, me përqafime e puthje nga më vëllazërorët.

Shqipëria do të bëhej vërtet një koipesh i lulëzuar,  ne brigjet e Adriatikut, përballë Europës. Por diktatorit shqiptar s’i shkonte për shtat kjo punë, dhe i dha tjetër drejtim anijës tij, për në detin e Kinës, duke patur aty anë Detin Adriatik, dhe atë të Mesdheut. Me këto ngjarje, e gjithe shqipëria u mbush me kampe dëbimi e internimi, me familje e individë. Nuk mbeti rreth pa kampët e veta.  Kështu që pesha e dënimëve  s’u hoq kurrë, gjatë 45 vjet, deri më 1990, kur me demokracinë të përndjekurit  mënduan se shpëtuan.  Për të shpëtuar ata shpëtuan në një farë mënyre,  e pati nga ata që lirinë që ua kishin ndaluar e gjetën në botën e jashtme, në Evropë, Amerikë e gjetiu në rruzullin toksor. Po në Shqipëri ? Patjetër edhe në Shqipëri ku diktatura komuniste mori fund. Por me disa gjera pa logjikë, ku presidentët e qeveritë as që e çanin kokën për ta. Shpërblimet jo. Pronat jo. Detyra  shtetrore jo. Funksione  kuturore, jo. Ambasadorë jo. Veç merrni njato letra me vrimë e  pensionin  e rrini urtë. Hallin ua qajmë, dhe kjo të ju mjaftojë.  Shembëll klasik i nënëshkruari që tash 28 vjet s’i eshtë kthyer shtëpia, peng i iush  partizanëve komunistë, që vazhdojnë ta mbajnë vetën akoma partizanë, e ‘spranojnë ta lirojnë banesën që u ka dhuruia shteti i tyre bolshevik.

Japim si përmbledhje një pasqyre të fazave të ndryshme të krijimit e funkissonimit  të kampëve të internimit, dhe kryesisht te kampit famëkeq të Tepelenës :

1.. Qyshë më nenrtor 1944 dhe deri në prill  1945 nis fushata e persekutimit të familjve të mëdha të Shqipërisë, jug-veri, e posaqërisht të veriut, ku u digjën shtepitë, grabitën pasuritë e konfiskohën pronat, arrestohën, pushkatohën e burgosën burrat dhe internohën familjet, pleq e plaka, gra e fëmijë e të rinj adolëshentë. Fillimisht familjet mbahën në burgun e degëve  ose ndonjë barake, vetëm me teshat e shtatit.

2..Në Prill-Maj 1945, familjet e veriut internohën në qytetin e Beratit, ndërsa ato të Jugut në qytetin e Krujës. Vetëm me 500 gram buk misri në ditë, pa sigurim banese, te detyruar te gjenin vetë dhe me qira.  Familjëve të mëdha iu shtuen famimje ma të thjeshta që kishin njerëz të arratisur në mal.

3..Me prishjën me Jugosllavinë, u internuan  qindra familje veriore dhe Berati u mbush plotpërplot, duke u kthye në qytet të internuarish.

4..Në verën 1948, të internuarit e Beratit transferohën  me 38 kamionë të ushtrisë në Turan, Veliçot e Memaliaj të Tepelenës, ku plas kolera e vdesin shumë të internuar; h kryesisht fëmijë. Këtu e ka nisje kampi mizor i Tepelenës.

5..Më 19 maj të gjithë të internuarit vendosën në ish kampin e ushtrisë italiane, ku buka u jepet gruri e nga nje lugicë supë në ditë.  Të mbyllur në katër kazerma të mëdha me skele dy kateshe druri, për fjetje e banim.

6..Më Gusht 1949 internohën aty 500 familje mirditore me shkak të vrasjës së Bardhok Bibës. Kështu që të internuarit arritën në 4000-5000  frymë, sumica dërmuese pleq, gra e fëmijë.  Njëkohësish krijohët kampi i Portopalermos, ku kalaja ishte një burg i vertetë, 1949-1951.

6..Më 1952 puna e detyruar  ndalohët, dhe forcat e punës transferohën në kampe të tjerë, për ndërtim objektësh të Ministrisë së  Brendshme, dhe në Fabrikën e Tullave në Tiranë.  Lirohën pjesa më e madhe e të internuarve mirditorë. Në vend të tyre bien aty të internuarit jugorë të Krujës, Valiasit e Kamzës.

7.. Në fund të nëntorit 1953 kampi mbyllet, me nisjën e kamionit të fundit me të internuar, për në Savër të Lushjës, qendër e internimit, ku ishte dhe komanda.

Të internuarit vendosën në 11 sektorë-kampe të fermës 29 Nendtori. Saver, Pluk, Gradishtë, Grabian, Rrapëz, Gjaze, Gurrëz, Dushk, Zamë, Cermë e Sulzotaj. Si dhe në ndonjë fshat kooperatist.

1954-1958, krijohtë kampi i Kuçit të Vlorës, me 100 burra, prej tyre, 60 intelektalë të larte, 20 të rinj  (nga Savra e Pluku)  dhe 20 ish te burgosur ballistë e zogistë.  Kampi u mbyll me rastin e  Hrushovit  e afrimit BRSS-USA.

Nga 1958 deri 1990, nuk pati ndryshime, përveç një lirimi më 1964, ku përfituan të 60 intelektaulët e kampit të Kuçit të Vlorës e disa familje e individë. Por vazhdonin dhe internime të tjera. Pati dhe arrestime e debime me nga 10 burg të disa të internuarve, si dhe demaskime para popullit, të internuarve  gra e burra.

Gjatë kësaj kohe, përveç Lushnjës, ishin njohur si kampe  internime, Lakatundi i Vlorës dhe ferma Clirimi  i Fierit.  Por nuk mbeti rreth pa kamp-fshat ose kam-kooperativë- internimi, për familje dhe individë, që vazhduan deri më 1990.

Kjo e gjitha për të pasur një ide  te qartë mbi kampet e internimit. Mund te ketë ndonjë mungesë të vogël, por e gjitha është ajo që u përshkrua më lart.

E bera këtë ndërhyrje se kam parë edhe mos përputhje dhe shtesa të paqena, sigurisht prej atyrë që kanë qenë fare fëmijë në ato kampe e s’i kanë pasur të qarta gjërat.  Nga mosha ime kam  mbetur vetëm unë gjallë për të dëshmuar sa më drejt e saktë për ato rrethana tragjike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here