Turan, një fshat malor 15 minuta larg Tepelenës, gjenden shenjat e një varreze të vjetër, ku gjatë muajve të verës së 1949, ishin varrosur prej të internuarve të stacionuar aty, qindra fëmijë dhe pleq, vdekur prej dizanterisë dhe mungesës së ushqimit. Në valën e epidemisë së tifos dhe dizanterisë, vdekjet e fëmijëve ishin aq të shpeshta, sa dëshmitarët e mbijetuar tregojnë se në kamp gjithë ditën e gjithë natën dëgjoheshin kujat e nënave dhe vajet e pambarimta.

Dy vajzat e vogla të Mrikë Gjikolës dhe Gjelë Gjikoles u sëmurë rëndë dhe humbën jetën në Turan. Pas vdekjes së vajzave, dy kunatat jetuan një jetë të vështirë në vetmi me burrat e pushkatuar nga regjimi komunist dhe me dy vajzat e vogla, që u detyruan t'i varrosnin atje në kamp, pranë një varri të një ushtari italian, ku edhe do t'i linin për 55 vjet. Vetëm në vitin 2006, dy gratë e moshuara u kthyen në vendin e tmerrit për të gjetur eshtrat e foshnjeve të tyre

blank

Dëshmitë;

Klora Merlika tregon historinë tragjike të Cuklinës, nënës së 12 fëmijëve, të cilës në internim i vdiqen të gjithë bijtë e saj, nji nga nji dhe këtu në Turan i vdiqën edhe dy binjakët ende foshnja. “Kjo ka qenë kazerma ku rrinte Cuklina dhe i shtriu këtu në këtë shesh dy binjakët. I kishte shtri ato bohçet e bukura, dhe femijët si dy lule me ato buzët e thame kështu… Nji dhimbje të madhe edhe tashi e kam, kur mendoj ata binjakët e shtrimë aty, njani mbas tjetrit. Shumë të bukur, shumë të bukur ishin si fëmijë. E kujtoj me dhimbje te madhe vdekjen e fëmijëve këtu në Turan. Brenda dy ditëve vdiqen mbi 20 fëmijë, thoshin 23-24. Vdiqën nga dizanteria. Këtu s’kishte as mjek..” Në këtë kamp, vdiqën edhe dy vajzat e vogla 3 vjeç, Dila dhe Prena Gjikola, historinë e të cilava na e ka dëshmuar nëna e Dilës së vogël, Gjelë Gjikola. Ato arritën ti gjejnë eshtrat e dy vogëlusheve pas 55 vjetësh, në një kënd të këtij kampi.
Këtu në këtë kamp vdiq edhe Zefi i vogël 3 vjeç, djali i Drane Jakes, e cila në formë sfide ndaj regjimit, kur u lirua nga internimi, erdhi fshehurazi për gjithë natën dhe e zhvarrosi me thonj të birin, për të mos ia lënë eshtrat në këtë vend të largët e për t’ia ndërtuar varrin në vendlindje në Lekbibaj.

- https://kujto.al/me-klora-merliken-drejt-kampit-te-vdekjes-ne-tepelene/

Asije Habili: “E mbaj mend si sot… e di vendin ku është varrosur, në atë shpat kodre në Turan...”

- https://kujto.al/asije-habili-si-vdiq-motra-8-vjece-ne-tepelene/

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.