Si i ekzekutoi Mehmet Shehu pa gjyq 22 djem dhe burra në Martanesh, ja lista

5
5286

Për këtë krim ende flitet, pasi humbja ishte e madhe, thuajse në çdo shtëpi që kishte fshati Peshk i krahinës së Martaneshit u vra një mashkull. Zona e Çermenikës dhe Martaneshit njihej si mbështetëse e luftës Nacional Çlirimtare, por Mehmet Shehu dhe toga e partizaneve derdhi batare armësh duke marrë jetën e 22 burrave dhe djemve. Krimi u shënua më 5 mars 1944, kohë kur Mehmet Shehu dhe Brigada I e drejtuar prej tij po udhëtonte drejt Dibrës. Në rrethana ende të paqarta, një partizan i cili ishte pjesë e prapavijës së Brigadës vritet në fshatin Peshk. Fjalët dolën se mund të kishte qenë ndonjë reagim nga fisi Biçaku, që njihej si antikomuniste, por nuk u vërtetua kurrë. Ndërsa Brigada ishte në marshim, Shehu urdhëron të ndalin dhe në shenjë hakmarrje të pushkatoheshin 25 burra dhe të rinj. Kaq mjaftoi që dhjetëra partizanë të shkonin shtëpi më shtëpi që u dilte përpara dhe të rrëmbenin burra e djem. Të gjithë shprehnin habi, por urdhri ishte i prerë për këtë masakër. Pjesë e Brigadës ishte edhe një banor i këtyre zonave, pikërisht Hysni Peshku, që kundërshtoi këtë urdhër, duke deklaruar se ata që u vunë pas murit për pushkatim janë baballarë e vëllezër të partizanëve dhe se nuk kanë asnjë lidhje me pjesën reaksionare. Pikërisht pse kundërshtoi, Shehu dha urdhër që edhe Hysni Peshku të rreshtohej pas të tjerëve dhe pushkatoheshin në vend. Qindra plumba u derdhën mbi ta, duke u vrarë 22 burra. Numri që kishte kërkuar Mehmet Shehu për tu pushkatuar kishte qenë 25 vetë, por një partizan ishte shprehur se tre të rinj i kishin vrarë rrugës, pasi kundërshtuan. Më poshtë lista me 22 burra dhe djem që u vranë brenda një ditë me urdhër të Mehmet Shehut.

  1. Abaz Gurra
  2. Destan Sollaku
  3. Ali Gjoka
  4. Musa Balla
  5. Qerim Gjoka
  6. Liman Hasballa
  7. Sul Balla
  8. Sul Peshku
  9. Hasan Çela
  10. Muharrem Çela
  11. Fejzulla Grica
  12. Kamber Peshku
  13. Islam Çela
  14. Ibrahim Çela
  15. Qazim Koçi
  16. Hysen Peshku
  17. Isa Çela
  18. Hasan Sallaku
  19. Avdyl Grica
  20. Riza Grica
  21. Shaban Grica
  22. Rexhep Grica

5 KOMENTE

  1. Kjo kaqen nje masaker qe ka ber ky kriminel ne krahinen e Martaneshit nje kriminel barbare qe duhet te ndeshkohet edhe i vdekur

    • 30 vite demokraci nuk u bashkuat ne rast nevoje te kishit krijuar "Parti" per te mbrojtur interesat e juaja edhe te shqiptareve te paster sa familje te persekutura ka ne shqipni fitoni te pakten 20deputet por hic e keni lene vendin ne dore te enveristeve ..turp ma te madh nuk ka per dite gazetat shkruajne per kriminelet enveriste edhe per viktimat nuk shkruan asnje edhe askushi pervec jush si portal ..

  2. Kshtu e kan fillue e keshtu do ta mbyllin genocidin , anti Shqiptaret ,sllavokomunistat kriminel , deri ne shkatrrimin total e shperbamjen e kombit.

  3. Shtet qe vrau popullin e vet,diktature qe me qindra I vari ne litar, me mijra u vrane me plumb mbas koke pa gjyq pa denim edhe pa faj. Cfare u be per keta vrases asgje. Vrane njeri tjetrin si hijena te etura per gjak u vrane ndermjet tyre
    per te mbuluar krimet dhe vrasjet e bera me pare prej tyre sepse secili ishte deshmitar I tjetrit por sa e sa histori sa e sa trupa nuk dihen ende se ku jane. Dhe me e keqja viktimat nuk jane ne gjendje te marrin as nderim dhe respect sepse historia perseritet edhe sot jane po ata ne pushtet denojne pa faj pa prova pa ligj dhe sa do te vazhdoje kjo padrejtesi?
    Arshivat duhet te happen e te behen publike,te shkruhen faqet e histories se vertete partizane dhe shqipetare te vertetat te lexohen nga brezat qe vijne.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here