Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan, pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë e luajtshme dhe paluajtshme...
Vitet e para të regjimit komunist, veçanërisht në periudhën fundi i vitit 1944-1948, pushteti kishte për qëllim eleminimin e kundërshtarëve.
Së pari, duhet të ekzekutoheshin dhe burgoseshin intelektualët e vendit, që ishin kundër vendosjes së sistemit diktatorial dhe idhtarë të demokracisë.
Pas përfundimit të fazës së parë të eleminimit të kundërshtarëve të mundshëm, komunistët menduan të mbushin edhe arkën e shtetit, me sekuestrimin e pasurisë së pronarëve të asaj kohe.
Gjithashtu, nevojitej edhe një formë “ligjore” për të dënuar shtresat e larta të shoqërisë. Metodat e internimit ishin pjesë e shfrytëzimit dhe e riedukimit të të deklasuarve me frymën e pushtetit popullor. Internimi është krijuar në bazë të dekret-ligjit të vitit 1949 dhe njohu ndryshime të tjera me dekretin e vitit 1954.
Në nenin 22 të Kodit Penal të vitit 1953 përcaktohet kështu masa e dëbimit: “Dëbimi është largimi i të dënuarit nga vendbanimi për një kohë të gjatë; nga gjashtë muaj, deri në pesë vjet, me ndalim ose jo të qëndrojë në një ose disa vende të caktuara. Kur dënimi jepet si dënim plotësues, bashkë me dënimin me heqje lirie, koha llogaritet nga dita e vuajtjes së heqjes së lirisë”.
Në sulmin e regjimit komunist pas eleminimit të intelektualëve, që konsideroheshin edhe kundërshtarë politik, kaluan pronarët e mëdhenj. Shumë prej tyre nuk ishin përfshirë kundër sistemit, por u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë e luajtshme dhe paluajtshme.
Më poshtë, sjellim listën me 30 pronarë të mesëm dhe vegjël, të cilët u dënuan me pushkatim apo shumë vite dënim me burg, në vitet e para të regjimit komunist.
Disa nga pronarët e dënuar:
Lindi në Korçë, më 1903. Më 10 nëntor 1944, u pushkatua prej skuadrave partizane.
Lindi në Tiranë, më 1907. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me vdekje pushkatim.
Lindi në Mal të Zi, më 1900. Njihej si antikomunist, ardhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Krijon një agjenci udhëtaresh SATA. Pushkatohet në vitin 1951.
Lindi në Elbasan, më 1911. Në 1939, formon shoqërinë "Zdrava & Deliallisi". Arrestohet në 1946 si "armik i pushtetit". Lirohet mbas 7 vjet burg. Arrestohet përsëri në 1979 dhe vdes si pasojë e torturave në hetuesi.
Lindi në Tiranë, më 1885. Arrestohet në vitin 1946, si përkrahës i grupit të deputetëve. Lirohet në 1950. Arrestohet përsëri në 1952, për çështje ari. Torturohet në hetuesi, për t’i shpëtuar torturave, hidhet nga dritarja, ku gjen vdekjen.
Lindi më 1892, në Sevaster, Vlorë. Arrestohet në vitin 1944 dhe dënohet me 20 vjet burg.
Lindi në Libohovë, më 1883. Arrestohet në vitin 1947, për veprimtari antikomuniste dhe dënohet me 10 vjet burg.
Lindi në Tiranë, më 1910. Tregtar. Kryen të mesmen ekonomike në Rumani. Gjykata e dënon me pushkatim, por i kthehet në 30 vjet burg.
Lindi në Himarë (Dhërmi), më 1879. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 15 vjet.
Lindi në Korçë, më 1914. Arrestohet në vitin 1950 dhe dënohet 20 vjet burg. Vdes në burg nga torturat e herëpashershme, në vitin 1956.
Lindi në Gjirokastër, më 1918. Mbaroi shkollën tregtare. Tregtar grosist. Arrestohet në 1945 dhe dënohet me 20 vjet burg, si armik.
Lindi në Dibër, më 1895. Arrestohet në vitin 1945, në Selanik, bashkë me vëllanë e tij. Dënohet me 30 vjet burg, si armik i popullit.
Lindi në Topovë, Zagori, më 1889. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg, si kundërshtar i regjimit.
Lindi në Krujë, më 1917. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg.
Lindi në Dibër, më 1913. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 10 vjet burg. Është marrë me tregti. I sekuestrojnë të gjithë mallin dhe e burgosin si kundërshtar i regjimit. Lirohet nga burgu, në vitin 1955.
Lindi në Kavajë, më 1909. Pronar fabrike. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 20 vjet burg. Pjesëmarrës në grupin e deputetëve Opozita e Dytë, të vitit 1947. Lirohet nga burgu më 1964.
Lindi në Dibër, më 1898. Arrestohet në Selanik, së bashku me vëllanë. Dënohet me 15 vjet burg.
Lindi në Shijak, më 1907. Pronar. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me burgim të përjetshëm.
Lindi në Tiranë, më 1892. Kreu shkollën tregtare në Itali. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 7 vjet burg. I sekuestruan pronat dhe gjithë mallrat tregtare. Lirohet në vitin 1951.
Lindi në Shoshan, Tropojë, më 1918. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 10 vjet burg, për veprimtari antikomuniste. Dallohej për trimëri dhe burrëri. Lirohet në 1956 dhe mandej, arratiset jashtë shtetit.
Lindi në Dibër, më vitin 1910. Tregtar. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 8 vjet burg, për agjitacion e propagandë. Lirohet më 1955.
Lindi në Krujë, më 1920. Pinjoll i familjes Kupi. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg, si armik i popullit.
Lindi në Lushnjë, më 1920. Pronar. Arrestohet në vitin 1950 dhe dënohet me 12 vjet burg për agjitacion e propagandë. I sekuestrojnë shtëpinë dhe pronat. Lirohet në vitin 1962.
Lindi në Tepelenë. Arrestohet në 1948 dhe dënohet me 10 vjet burg, për agjitacion e propagandë. Lirohet më 1953.
Lindi në Elbasan, më 1918. Zotëronte disa. Pjesëmarrës aktiv në organizatën "Balli Kombëtar". Arrestohet në vitin 1944 dhe dënohet me pushkatim. I falet jeta dhe i kthehet dënimi me 25 vjet burg. Lirohet në 1955. Arrestohet përsëri në 1966 dhe dënohet me 10 vjet burg. Lirohet në 1975.
Lindi në Gjirokastër, më 1895. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 8 vjet, sepse kundërshtoi reformat e shtetit. Lirohet në vitin 1951.
Lindi në Krujë, më 1885. Arrestohet në 1947 dhe dënohet 20 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Lirohet nga burgu në 1951, si i sëmurë i pashërueshëm.
Lindi në Dëshiraj, Elbasan, në vitin 1909. Vëllai i Ramadan Zdravës. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burg, si pjesëmarrës në organizatën "Balli Kombëtar". Lirohet më 1955.
Lindi në Libohovë, më 1860. Është marrë me tregti. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 5 vjet burg, për agjitacion e propagandë. Lirohet në vitin 1949. Arrestohet përsëri në vitin 1951 dhe lirohet në vitin 1953.
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.
Ismail Petrela