"I fal ata që më dënuan edhe ata që do të më ekzekutojnë"

0
2467
blank

I thoni babës me më fal se e kam trazue. Nanës të fala e të mi puthë vllaznit. Borxhet që më kanë mbet me mujt me mi pague prindrit…. I fali me zemër të gjithë ata që më dënuen edhe ata që do të më ekzekutojnë… Rrnoftë Krishti mbret- Rrnoftë Shqipnija!

Ishte fjala e fundit, rrëfimi i fundit, amaneti i fundit.

Janë fjalët e klerikëve dhe laikëve që u pushkatuan me ta. Ata që diktatura komuniste i ekzekutoi qysh në fillim. E drejta e vetme që iu patën lënë në këtë jetë, në sekondat e fundit para pushkatimit, ishin fjalët e fundit. Janë fjalë të shënuara në dosjet e diktaturës për secilin prej të pushkatuarve nga regjimi. Kemi zgjedhur disa prej tyre si homazh për klerin katolik të vrarë e burgosur gjatë diktaturës.

blankGjelosh Lulashi: U arrestua në Shkodër më 03.12.1945. U dënua me vdekje më 22.02.1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946.

Fjalët e fundit: I thoni babës më më fal se e kam trazue. Nanës të fala e të mi puthë vllaznit. Borxhet që më kanë mbet me mujt me pague prindrit. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rrnoftë Shqipnija!

 

blankMark Çuni: U arrestua më 07.12.1945 dhe u burgos në Shkodër. U dënua me vdekje më 22.02.1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946,

Fjalët e  fundit: I fali ata që më kanë gjykue e dënue,  i fali edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës se I kam ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe tia paguaj. Rrnoftë Krishti mret! Rrnoftë Shqipnia!

blankPadër Danjel Dajani: U arrestua më 31.12.1945 dhe u dënua më 22.02.1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946

Fjalët e fundit: I fali ata që më kanë ba keq. Jam i bindur se po vdes i pafaj. T'i japin prindrit e mi a fare e fisi, dom Zef Shllakut, pare për të thanë dy meshë.

blankPadër Gjon Shllaku: U arrestua më 31.12.1945 dhe u dënua më 22.02.1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946

 

Fjalët e  fundit: Lamtumirë mi thoni shokëve të mi françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti mbret- rrnoftë Shqipnia!

Kujto.al

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here