Gjelosh Lulashi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Gjelosh Lulashi |
Atësia: | Lulash |
Vendlindja: | Shosh, Dukagjin |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 2/9/1925 |
Profesioni: | Ushtarak |
Datë Vdekja: | 4/3/1946 |
Vënd Vdekja: | Shkodër |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Ngjarja i përfshirë: | Gjyqi ndaj organizatës “Bashkimi Kombëtar” |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | Kishte krijuar partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar |
Data Ekzekutimit: | 4/3/1946 |
Vendi Ekzekutimit: | Shkodër |
Ushtarak, djali i bajraktarit të Shoshit, martir i Kishës. Lindi më 02. 09. 1925, në Ndreaj të Shoshit të Dukagjinit, i Dioqezës së Pultit, tani Shkodër-Pult. Qysh në moshën 7 vjeçare ndoqi shkollat në Shkodër te Fretërit Minorë dhe pastaj në Seminarin Papnor Shqiptar. Studioi në Itali. Ishte sekretar i Spitalit Ushtarak të Shkodrës dhe anëtar i organizatës politike «Bashkimi Shqiptar». U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 03. 12. 1945, kur ishte 20 vjeç, me akuzën se kishte krijuar partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar.
Në gjyq, prokurori Aranit Çela do të kërkonte dënimin me vdekje për Gjelosh Lulashin, Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., seminaristin Mark Çunin e të riun Qerim Sadikun. Pasi Gjykata e jep këtë vendim më, 22. 02. 1946, nga Tirana, me firmën e Enver Hoxhës, mbërrin miratimi për t'i pushkatuar.
Më 4 mars 1946, të gjashtë të dënuarit me vdekje, pushkatohen në zall të Kirit, në orën 5 të mëngjesit dhe u lanë aty.